Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Imazheria kombëtare e Rexhep Ferrit

07/06/2024 - 11:17
në Opinione
A A
Maliqi: Kurti t’i dëgjojë amerikanët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Shkelzen Maliqi

Artin e Rexhep Ferrit e shquan një përqendrim i jashtëzakonshëm dhe sublim. Për më se 30 vjet, sa është aktiv në skenën artistike të Kosovës, vepra e tij nuk ka pasur oshilime të mëdha tematike dhe stilistike. Një dorë sovrane krijon dhe rikrijon opusin e koncentruar me piktura dhe grafika të një fryme dhe disponimi. Ndërkaq, ekziston një paragjykim mbi konsistencën e këtillë, sikur me këtë kundërshtohet tendenca dominante kërkimtare në artin modern, imperativi i së cilës është 1ëvizja dhe ndryshimi i pandërprerë, përfshirë këtu edhe ndryshimin dhe tejkalimin e përhershëm të vetvetes. Si shembull i kësaj merrej p.sh. arti i Picassos, me atë rrezatim të energjive eruptive kërkimtare, faza të shumta të krijimtarisë dhe ndryshime të pandërprera në qasje. Dhe nëse artisti, megjithatë, e bënte të kundërtën (duke i mbetur, pra, besnik vetvetes dhe një mënyre të shprehjes dhe të realizimit), paragjykimi zhvlerësues konkludonte se diçka nuk është në rregull me të, se ka rënë në “manierizëm”, “përsëritje” ose mungesë idesh, me pasojën që vepra e tij te cilësohet si jo e “freskët”, joorigjinale, madje edhe artstikisht e pavlerë.

Sot, ky paragjykim nuk është aq ndikues tek artistët dhe kritika. Në të vërtetë, tani kemi evidenca të mjaftueshme se Picasso përfaqësonte vetëm një rrymë në artin modern, ndërkohë që ka pasur edhe artistë të mëdhenj dhe po aq gjenial sa ai, që në vazhdimësi u mbesnin besnikë gjetjeve specifike artistike dhe individualitetit të tyre krijues. I tërë opusi i tyre strukturohet si një përpjekje unikale, si ballafaqim i vazhdueshëm me probleme të njëjta figurative.

Edhe Rexhep Ferri, me vetëdije të plotë, përcaktohet për një qasje të këtillë artistike. Vepra e tij sikur i përmbahet nje motoje si vijon: “Kjo që shihni është vepra ime dhe ky jam unë si krijues; s’kam as nevojë e as tundim që të heq dorë nga ripohimi dhe përsosja e vizioneve figurative që unë i preferoj, si mjete të komunikimit tim me botën.” Një moment tjetër karakterizues për opusin e Rexhep Ferrit është se ai i gërsheton kërkimet tematike të tabanit të romantikës kombëtare, me mjetet shprehëse moderne ku preferohen stilizimet jopërshkruese dhe thelbësisht reduktuese. Ky dualizëm ngërthen një kontradiktë jo fort të zakonshme. Ferri ka një sens prej patrioti dhe si artist gjithnjë gjakon zbulimin e një “picture kombëtare” që do të duhej të ishte një lloj kuintesence figurative e truallit dhe e shqiptarizmës. Por ky sentiment motivues gjithnjë i nënshtrohet një disiplinimi maksimal profesional. Përkushtimi prej piktori atij nuk i lë asnjë dyshim sa i përket intencës dhe realizimit artistik të veprës. Vepra në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë thjeshtë ilustrative, manifestative ose monumentale, aq më pak e ëmbël ose patetike. Edhe pse në artin e tij ka diçka vërtet emblematike, Ferri u largohet imponimeve të drejtpërdrejta ideo-stigmatizuese, si p.sh. përdorimit të simboleve dhe të heraldikës kombëtare me funksione të jashtme paraduese, siç bën zakonisht arti i dobët propagandistik. Në të vërtetë, Ferri gjithnjë i është frikësuar urdhërit përçudnues të dogmës soc-realiste që artin e bënte shërbëtor të një ideologjie. Ai është përpjekur, kuptohet në mënyra subtile, shpesh edhe pahetueshëm, për distancimin e asaj që ai e konsideronte vlerë figurative kombëtare nga përdhunimi i popullizmit të rremë e mashtrues komunist. Por, ai refuzon edhe çdo lloj tjetër të përdhunimit ideologjik të artit; madje sikur shpall dogmën e kundërt: ideologjia që e ngjiz dhe e motivon krijuesin patjetër duhet t’u nënshtrohet lligjeve të artit. Kështu, në ciklin e fundit “Atdheu im torzo” entuziazmi patriotik i nënshtrohet një kontrolli aq të rreptë dhe reduktues, sa që në veprën nuk mbetet asnjë element gjasimi me motivin që pikturohet. Metafora e madhe tretet në minimalizmin e qasjes; kërkesa artistike mbahet e pamëshirshme ndaj konfiguracioneve simbolizuese të çfarëdo lloji. Me këtë arti ferrian arrin pikën e paradoksit, ngase inspirimi dhe hovi epik përfundon me një vizion të kulluar lirik, pothuajse të “psherëtimës” dhe “pasthirmës’ figurative. Analogjia më e afërt e këtij paradoksi mund të gjendet në poezinë e Ali Podrimjës, që është pothuajse krejtësisht epike për nga frymëzimi dhe motivet, por edhe krejtësisht subjektive, puritane dhe reduktuese për nga mjetet e shprehjes. Pra, Ferrin do të mund ta quanim Podrimja i arteve figurative kosovare…

(Revista MM nr. 6-7/ 1998)

JU REKOMANDOJMË

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Opinione

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24
Musliu: Shtrenjtimi i rrymës nuk i prek qytetarët në Veri, e veteranët po arrestohen për mospagesë
Opinione

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Një Udhëtim Kontravers dhe Pyetje Pa Përgjigje

19/06/2025 - 14:40
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Opinione

Shkruan Berat Buzhala: A ka fillu Lufta e Tretë Botërore?

16/06/2025 - 15:48
Të gjithë jemi fajtorë!
Opinione

Të gjithë jemi fajtorë!

15/06/2025 - 18:44
Emile Hokayem (Financial Times): Izraeli nuk po ndërton një të nesërme më të mirë, por po shkatërron çdo gjë që mund ta kërcënojë
Lajme

Emile Hokayem (Financial Times): Izraeli nuk po ndërton një të nesërme më të mirë, por po shkatërron çdo gjë që mund ta kërcënojë

14/06/2025 - 14:39
E kam parë drejtësinë ndërkombëtare nga brenda, prandaj nuk mund të hesht
Opinione

E kam parë drejtësinë ndërkombëtare nga brenda, prandaj nuk mund të hesht

13/06/2025 - 14:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat për “Z-Mobile” të Blerim Devollit

    Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat për “Z-Mobile” të Blerim Devollit

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Pezullohet përkohësisht vendimi që ndalonte regjistrimin e automjeteve me gjoba

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Të gjata 25 metra dhe peshojnë 2.3 tonë, Irani sulmon Izraelin me raketat Sejil

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kriza në LDK-në e Vushtrrisë – Vetëshpallja e Xhafer Tahirit si kandidat thellon përçarjet

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gardianët që u zunë duke shtënë me armë për qejf nuk ndëshkohen, disa prej tyre avancohen

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë