Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Impakti i Veriu.info: Inspeksioni komunal i Mitrovicës ndërprenë punimet e mbindërtimit pa leje të ‘Penthouse’ nga “Medi Premium” (Foto)

17/06/2025 - 15:05
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Impakti i Veriu.info: Inspeksioni komunal i Mitrovicës ndërprenë punimet e mbindërtimit pa leje të ‘Penthouse’ nga “Medi Premium” (Foto)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info ka raportuar dje, se si kompania ndërtimore “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje në qendër të Mitrovicës, duke shkelur lejen e marrë për ndërtimin e një objekt banesor me etazhitet B+P+11. 

Pas katër ditë pritje, sot Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Mitrovicës ka kthyer përgjigje për këtë mbindërtim pa leje, duke konfirmuar së kompanisë ndërtimore i janë ndaluar punimet dhe i është shqiptuar gjobë.

“Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

“Inspekcioni i ndërtimit në të gjitha objektet që janë të pajisura me leje ndërtimi, inspektohen rregullisht dhe me përpikëri. Për objektin në fjalë janë marrë të gjitha masat e nevojshme sipas ligjit, duke përfshirë: procesverbalin me nr. 00450 të datës 11.06.2025, procesverbali për gjobë mandatore me nr. 000066 i datës 13.06.2025 dhe aktvendimi me nr. prot. 05.354/01.0034568/25 i datës 13.06.2025”, ka thënë për Veriu.info Udhëheqës i sektorit të ndërtimit në Drejtorinë e Inspeksionit të Komunës së Mitrovicës, Vehbi Ahmeti.

Kryeinspektori i ndërtimit, Vehbi Ahmeti ka thënë se kompanisë “Medi Premium” i janë ndërprerë punimet, me ç’rast përgjigjes i ka bashkëngjitur edhe një fotografi ku shihet se në këtë mbindërtim pa leje është vendosur edhe shiriti.

“Në këtë rast, punimet nga pala janë ndërprerë, dhe është udhëzuar pala që brenda afatit të caktuar të respektojë plotësisht urdhrat e inspektorit dhe të veprojë në përputhje me lejen e ndërtimit, udhëzimet administrative dhe ligjet adekuate. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët për të siguruar që procesi të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe normat në fuqi”, ka thënë kryeinspektori Ahmeti për Veriu.info.

Mirëpo, siç shihet në përgjigjen e Kryeinspektorit Vehbi Ahmeti, inspektimi është bërë me 11 qershor, ndërsa aktvendimi dhe gjoba nuk i është lëshuar kompanisë ndërtuese deri më datë 13 qershor.

Ku është esenca e datës së lëshimit të aktvendimit dhe gjobës?

Veriu.info më 12 qershor ka dërguar pyetje në Drejtorinë e Urbanizmit për t’i pyetur se a ka leje “Medi Preium” për ndërtimin e “Penthouse”, ku të nesërmen na u është konfirmuar zyrtarisht se nuk ka leje.

Po atë ditë, 13 qershor, Veriu.info ka dërguar pyetje për Drejtorinë e Inspeksionit, për të kuptuar se zyrtarët përkatës të Drejtorisë së Inspeksionit a kanë zhvilluar inspekime se a po zbatohet në terren projekti sipas lejes ndërtimore të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Mitrovicës dhe se çfarë masa do të ndërmarrin ndaj kompanisë “Medi Premium” për këtë mbindërtim që është në punim e sipër, ku mos intervenimi me kohë do të krijoj pasoja?

Si duket, pas këtyre pyetjeve të bëra zyrtarisht nga Veriu.info, zyrtarët e Drejtorisë së Inspeksionit janë gjendur para aktit të kryer dhe kanë vendosur nxjerrjen e aktvendimit dhe shqiptimit të gjobës, që i bie dy ditë pas ditës së inspeksimit.

Ndryshe, mbindërtimet pa leje në objekte banesore kanë për pasojë mospranimin teknik të objekteve të ndërtuara nga organet përgjegjëse komunale, ku në fund pësojnë blerësit e banesave në gjithë objektin, sepse asnjë pronar banese në atë objekt nuk mund të pajiset me fletë poseduese të pronës së tij, ndërkohë që inspektorët e ndërtimit kanë për obligim rrënimin e objekteve pa leje./Veriu.info

 

JU REKOMANDOJMË

Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje

Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje
03/03/2026 - 21:24

LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës në zgjedhje të mundshme, kështu bëjnë të ditur burimet e GazetaBlic.Burime të afërta me LDK-në bëjnë...

Më shumëDetails

Pse Kurti s’po e propozon Osmanin për presidente, flet ish-deputeti i VV’së

Pse Kurti s’po e propozon Osmanin për presidente, flet ish-deputeti i VV’së
03/03/2026 - 21:13

Ish-deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, tha se mungesa e propozitës së Vjosa Osmanit për president nga Vetëvendosje nuk lidhet me kompetencat e saj, por me llogaritje të brendshme...

Më shumëDetails

Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli me Mosadin në Iran

Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli me Mosadin në Iran
03/03/2026 - 21:08

Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe çdo individi që, sipas tij, ndjek...

Më shumëDetails

SHBA-ja dhe Izraeli bombardojnë një aeroport në Teheran

SHBA-ja dhe Izraeli bombardojnë një aeroport në Teheran
03/03/2026 - 20:20

Sipas raportimeve të agjencive iraniane të lajmeve, qytetarët e kryeqytetit kanë dëgjuar një seri shpërthimesh, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në mesin e banorëve. Raportet paraprake sugjerojnë se...

Më shumëDetails

Rutte fjalim në Kuvendin e RMV: Siguria në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për NATO-n

Rutte fjalim në Kuvendin e RMV: Siguria në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për NATO-n
03/03/2026 - 20:14

Pavarësisht se nga jeni, nga cila pjesë e aleancës transatlantike jeni, ne qëndrojmë së bashku me ju dhe së bashku do të jemi mbrojtës të paqes dhe sigurisë...

Më shumëDetails

Kryediplomati kinez i thotë homologut izraelit se sulmet ndaj Iranit duhet të ndalen

Kryediplomati kinez i thotë homologut izraelit se sulmet ndaj Iranit duhet të ndalen
03/03/2026 - 20:11

Kina i kundërshton sulmet ushtarake të nisura nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Iranit dhe e kërkon ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive, i tha të martën homologut...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të re për zgjedhjen e presidentit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Ma këpute shpirtin, Adushi i nanës” – reagimi prekës i nënës së 21-vjeçarit mitrovicas që humbi jetën në aksidentin tragjik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë