Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryediplomati kinez i thotë homologut izraelit se sulmet ndaj Iranit duhet të ndalen

03/03/2026 - 20:11
në Lajme
A A
Kryediplomati kinez i thotë homologut izraelit se sulmet ndaj Iranit duhet të ndalen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kina i kundërshton sulmet ushtarake të nisura nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Iranit dhe e kërkon ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive, i tha të martën homologut izraelit, Gideon Saar, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, sipas ministrisë që ai e drejton.

“Forca nuk mund t’i zgjidhë vërtet problemet. Në vend të kësaj, ajo shpesh krijon probleme të reja dhe lë pasoja serioze afatgjata. Vlera e vërtetë e fuqisë ushtarake nuk ndodhet në fushën e betejës, por në parandalimin e luftës” – citohet t’i ketë thënë Yi Saarit përmes një telefonate, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ministri kinez i tha homologut izraelit se Kina beson në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare dhe rajonale përmes dialogut dhe negocimit dhe do të vazhdojë që të luajë rol konstruktiv në lehtësimin e situatës.

Telefonata e së martës vjen pas tri të tillave që kryediplomati kinez i zhvilloi të hënën me homologët nga Irani, Franca dhe Omani. Gjatë këtyre bisedave, ai u bëri thirrje shteteve të Gjirit Persik që të bashkohen kundër ndërhyrjes së jashtme.

Megjithatë, ai nuk ka biseduar me homologun amerikan, Marco Rubio, që nga e shtuna, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit. Në mesin e të vrarëve ishte edhe lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Teherani dhe Bejruti u goditën nga shpërthimet të martën, ndërsa tregjet financiare pësuan goditje në mbarë botën për shkak të mundësisë për pengim të zgjatur të dërgesave globale të energjisë si pasojë e luftës ajrore amerikano-izraelite kundër Iranit.

JU REKOMANDOJMË

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës
24/10/2026 - 03:08

Bordi i Paqes ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), duke theksuar se ajo parasheh mbështetje shtesë për operacionet...

Më shumëDetails

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë
24/10/2026 - 03:06

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Peter Magyar, gjatë vizitës së saj në këtë shtet, ku ka marrë pjesë edhe në shfaqjen solemne...

Më shumëDetails

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua
23/10/2026 - 22:57

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave të saj në Kosovë dhe në mërgatë, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për...

Më shumëDetails

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente
23/10/2026 - 22:34

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard, qëndruan aty disa orë pa krijuar incidente me...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet
23/10/2026 - 22:24

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucioni që drejton do të vendosë nëse do të ketë ose jo Ligj për Gjykatën Speciale, kjo pas...

Më shumëDetails

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet
23/10/2026 - 22:11

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nisur rrugëtimin e tyre në shërbim të Republikës së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë