Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën

30/06/2025 - 16:05
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën korrigjoi gabimin e bërë në mbledhjen e mbajtur në fund të muajit prill, ku asokohe ishte konstatuar se nuk ishte miratuar pika e rendit të ditës për Hartën Zonale, por që Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht se konstatimi ishte bërë gabim dhe se faktikisht ajo pikë e rendit të ditës ishte miratuar.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)

Fillimisht Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja, i ka ftuar përfaqësuesit e partive në një takim konsultativ.

“Secili para vetes e keni një dokument që është komunikimi me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, sa i përket pikës së Hartave Zonale të datës 28.04.2025. Për me marrë një vendim për këtë çështje unë i ftoj përfaqësuesit e partive politike për një konsult”, ka thënë Broja.

Pas konsultimit me përfaqësuesit e partive politike, Broja është kthyer për ta vazhduar seancën, por pa asnjë paralajmërim apo vërejtje, seancën e kanë lëshuar asamblistët e VV-së.

Më pas Kryesuesja Vesa Broja ka kërkuar që të ndrrohet procesverbali i mbledhjes së prillit dhe në procesverbal të konstatohet se në mbledhjen e 39-të është miratuar “Propozim-vendimi për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut për periudhën 2024-2032”.

Asamblistët e pranishëm nga PDK-LDK-AKR-PD e votuan më shumicë votash procesverbalin e ndryshuar me të cilin konstatohet se në seancën e prillit është miratuar Harta Zonale.

Saga dy mujore e (mos) miratimit të Hartës Zonale dhe impakti i Veriu.info?

Në seancën e muajit prill për këtë pikë të rendit të ditës kishin votuar për 17 asamblistë, ndërsa 16 të tjerë pranishëm nuk kishin marrë pjesë në votim, duke mos votuar as për, as kundër e as abstenim. Duke qenë se Kuvendi Komunal i Mitrovicës i ka 35 anëtarë, kryesuesja Broja kishte konstatuar se “Propozim-vendimi për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut për periudhën 2024-2032” nuk është miratuar, konstatim që nuk ishte kundërshtuar nga asnjë asamblistë.

Disa ditë më pas Veriu.info kishte publikuar një artikull ekskluziv, ku me dokumente të MAPL-së për raste të ngjashme, kishte raportuar se ajo pikë e rendit të ditës ishte miratuar.

Mirëpo, për shkak se Kryesuesja e Kuvendit Komunal dhe në përgjithësi asamblistët komunal nuk lëviznin tutje, Veriu.info më 04.06.2025 i ishte drejtuar Sekretarit të MAPL-së, Jeton Qela, me kërkesë zyrtare për shqyrtimin urgjent të ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës dhe të konstatohet se kjo pikë e rendit të ditës është miratuar.

Kjo ministri me datë 18.06.2025 ka kthyer përgjigje në redaksinë e Veriu.info, duke na njoftuar se: “MAPL, përmes shkresës Nr. 020-262/7, të datës 17.06.2025, dërguar komunës së Mitrovicës së Jugut ka ofruar sqarimet e nevojshme lidhur me procesin e votimit për Hartën Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut, presim nga komuna e Mitrovicës së Jugut të ndërmarrin veprime konform legjislacionit në fuqi.”

Këtë shkresë të MAPL-së të përcjellur në Komunën e Mitrovicës më 17.06.2025, Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, sot e ka prezantuar në seancë dhe në bazë të saj ka kërkuar që të ndryshohet procesverbali dhe të konstatohet se Harta Zonale është miratuar në seancën e prillit, ashtu siç në fakt kishte raportuar Veriu.info në fillim të muajit maj.

 Prapaskenat e VV-së për Hartën Zonale?

Veriu.info kishte raportuar me 27 prill, një ditë para seancës, se VV është në dilemë të madhe të votoj apo mos e votoj Hartën Zonale. Për këtë ishte mbajtur një mbledhje e Kryesisë dhe Grupit të Asamblistëve e udhëhequr nga kryetari i VV-së në Mitrovicë, Armend Muja, ku ishte vendosur që VV nuk e përkrah miratimin e Hartës Zonale dhe ashtu kishin vepruar të nesërmen edhe në seancën e Kuvendit Komunal.

Hipokrizia e VV-së për (mos) miratimin e Hartës Zonale në Mitrovicë! Çka do të vendosin sonte?

Mirëpo, hipokrizia e VV-së këtu qendron në faktin se ky dokument strategjik për zhvillimin e Mitrovicës ka nisur të hartohet në qeverisjen e kaluar komunale, e cila asokohe udhëheqej nga Lëvizja Vetëvendosje. Veriu.info ka siguruar vendimin e Komuna e Mitrovicës që e shpall fituese kompaninë “Instituti i Shkencës dhe i Teknologjisë INSI Sh.P.K.” për kontratën me titull “Hartimi i projekteve, planeve hapësinore PZhK dhe Hartave Zonale Komunale”. Pasi që LVV kishte humbur zgjedhjet lokale në Mitrovicë në tetor të atij viti, projektin e Hartave Zonale në bazë të kësaj kontrate e kishte vazhduar qeverisja aktuale që drejtohet nga PDK, e cila e kishte prezantuar në Kuvend Komunal “Propozim vendim për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut (HZK) 2024-2032”.

Absurde: Qeverisja komunale e VV-së më 2021 nënshkruajti kontratë 200 mijë euro për krijimin e Hartave Zonale në Mitrovicë, tash të njëjtën po hezitojnë ta votojnë (Dokument)

Në seancën e prillit asamblistët e VV-së nuk votuan për miratimin e kësaj harte, por pastaj kjo çështje është dërguar për shqyrtim të ligjshmërisë në MAPL nga Veriu.info dhe pikërisht kjo ministri e Qeverisë Kurti, me në krye ministrin Elbert Krasniqi dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Jeton Qela, kishte udhëzuar Komunën e Mitrovicës që të konstatohet se Harta Zonale është miratuar.

Ndryshe, Sekretari i Përhershëm i MAPL-së, Jeton Qela, të cilit Veriu.info ia kishte dërguar kërkesën për shqyrtim të ligjshmërisë, është mik i afërt me ministrin Faton Peci që është edhe kandidat për kryetar të Mitrovicës i mbështetur nga VV, parti kjo që ishte kundër Hartës Zonale.

Kurti emëron dostin e Pecit sekretar në MAPL

Pasi që MAPL kishte konstatuar se pika e Hartës Zonale është miratuar në prill dhe duke u gjendur në ‘pat’ pozicion, asamblistët e VV-së sot lëshuan seancën, por duke mos thënë se seancë asnjë fjalë. Kjo pasi që nëse do të votonin kundër, do të nënkuptonte se po e kundërshtojnë MAPL-në, ndërsa nëse do të votonin për do të mund të interpretohej se po e mbështesin PDK-në.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)

 

JU REKOMANDOJMË

Ganimete Musliu i drejtohet Albin Kurtit: Prej kujt po tutni që po mbani seanca natën

Musliu: Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshem, i pavërtetë
05/03/2026 - 21:44

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila jo rrallëherë hyn në diskutime me kryeministrin Albin Kurti, i kërkoi atij një përgjigje konkrete nëse “po tuten prej dikujna që...

Më shumëDetails

Ndërpritet seanca, nuk ka kuorum për amandamentet e Presidentit

Ndërpritet seanca, nuk ka kuorum për amandamentet e Presidentit
05/03/2026 - 21:36

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani “Në seancë të pranishëm 93 deputetë përfshirë 9 nga komunitetet’, tha Haxhiu. Për...

Më shumëDetails

Bajrami – VV-së: Me sjelljen e këtyre amendamenteve po e dërgoni vendin në zgjedhje

Bajrami: Punësimi po lulëzon, por në Gjermani
05/03/2026 - 21:32

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se kjo seancë është thirr për të bërë shpërqendrim të vëmendje. Sipas saj, kjo seancë është thirrur nga ata që para...

Më shumëDetails

Abdixhiku: LDK mbështet amandamentet, presidenti duhet të zgjidhet nga populli

Abdixhiku: Kurti bëri atë që kishim paralajmëruar, pranoi atë që quajti Zajednicë
05/03/2026 - 21:11

Ka nisur me vonesë seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e propozim-amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Seanca ka filluar rreth...

Më shumëDetails

Hamza kritikon ashpër: Qysh ndërrim i Kushtetutës me seancë që thirret në 7:45 dhe deputetët ju vinë në 8:30!

Hamza kritikon ashpër: Qysh ndërrim i Kushtetutës me seancë që thirret në 7:45 dhe deputetët ju vinë në 8:30!
05/03/2026 - 21:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e quajti "të papërgjegjshme" mënyrën se si Vetëvendosja dëshiron ndryshimin e Kushtetutës brenda natës për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës...

Më shumëDetails

Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin

Osmani flet me partitë për president që e zgjedh direkt populli: Duhen ndryshime kushtetuese, s’është e pamundur
05/03/2026 - 20:58

Amendamentet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani dhe të miratuara në Komisionin Parlamentar për Legjislacion parashohin të ndryshojnë mënyrën se si zgjidhet presidenti i Kosovës. Këto ndryshime...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti s’e komenton deklaratën e djeshme të Osmanit për dinarin: Duhet të presim ta përfundojnë takimet në Bruksel

    Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kush votoi pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuse

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • A do të ketë listë “Shpresa” nga Vjosa Osmani? Sqaron këshilltarja Meliza Haradinaj

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë