Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)

08/05/2025 - 19:30
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi Komunal i Mitrovicës me 28 prill ka mbajtur seancën e 39-të, ku në mesin e shumë pika të rendit të dita, ishte edhe “Propozim-vendimi për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut për periudhën 2024-2032”.

Nga 33 asamblistë të pranishëm fizikisht në sallën e Kuvendit Komunal, për këtë pikë miratimin e “Propozim-vendimi për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut për periudhën 2024-2032” votuan 17 asamblistë, ndërsa 16 asamblistët e tjerë të pranishëm nuk morën pjesë në votim, duke mos votuar ‘për’, ‘kundër’ apo ‘abstenim’, përderisa dy asambliste munguan në këtë seancë, raporton Veriu.info.

Me këtë rast Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja, konstatoi se kjo pikë e rendit të ditës nuk është miratuar (video: minuta 2:20:50), pasi që nga 35 asamblistë sa ka kuvendi, nuk morën pjesë më shumë se gjysma në votim (18).

“Me 17 vota ‘për’, 0 kundër, 0 abstenime nuk miratohet”, tha Vesa Broja.

Pas seancës, në faqen e Komunës së Mitrovicës në Facebook është publikuar një komunikatë ku thuhet se ndër pikat që nuk u miratuan në seancë, ishte edhe “Propozim-vendimi për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut për periudhën 2024-2032”.

Veriu.info ka hulumtuar këtë çështje, ku ka gjetur dokumentacion zyrtar të Ministrisë e Administrimit të Pushtetit Lokal, si ministri që mbikëqyr ligjshmërinë e vendimeve të Kuvendeve Komunale, që kourumi në një seancë përbëhet nga numri i asamblistëve që janë të pranishëm në sallë, e jo nga numri i asamblistëve që marrin pjesë në votim.

Më 27 shtator 2024 Kuvendi Komunal i Ferizajt kishte mbajtur seancë, ku te pika e dytë e rendit të ditës në votim kishin marrë pjesë vetëm 19 asamblistë nga 41 asamblistë që përbëhet ky organ komunal. Pra, të 19 asamblistët kishin votuar ‘për’, ndërsa vota ‘kundër’ dhe ‘abstenim’ nuk kishte.

Ndaj miratimit të kësaj pike të rendit të ditës me 19 vota ‘për’, ankesë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kishte bërë Rrjeti i OJQ-ve “AVONET”, duke kontestuar ligjshmërinë e vendimit, pasi që sipas “AVONET”, fakti që në votim nuk kishin marrë pjesë më shumë së gjysma e asamblistëve nënkuptonte që nuk duhej llogaritur e miratuar kjo pikë e rendit të ditës.

Veriu.info ka siguruar përgjigjen e MAPL-së në ankesën e “AVONET”, ku konstatohet se kjo pikë rendit të ditës është miratuar, edhe përkundër faktit që në votim nuk kanë marrë pjesë as gjysma e asamblistëve.

“Kourumi për të gjitha takimet e Kuvendit të Komunës dhe Komiteteve të tij është së paku gjysma e numrit të anëtarëve të kuvendit … Duke pasur parasysh se Komuna e Ferizajt, ka 41 anëtarë të Kuvendit të Komunës, kuorumi për punë të Kuvendit duhet të jetë së paku gjysma e numrit të anëtarëve, që nënkupton se prezentë duhet të jenë 21 anëtarë të Kuvendit të Komunës”, thuhet ndër të tjera në shkresën e MAPL-së.

Në pikën 3 të përgjigjes në ankesë thuhet: “MAPL ka monituar mbledhjen dhe është konstatuar se prezent në momentin e votimit të rendit të ditës ishin 31 anëtarë të Kuvendit të Komunës, prej të cilëve 19 kanë votuar ‘për’ rendit të ditës, ndërsa 12 nuk kanë votuar. Në raportin e monitorimit është konstatuar se procesi i votimit për caktimin e rendit të ditës për mbledhjen e dhjetë është në harmoni me nenin 48, të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale”.

Pra, në rastin e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, MAPL kishte kuroumi i përbëhet nga prezenca e asamblistëve në seancë, e jo nga numri i pjesëmarrësve në votim, duke hedhur poshtë ankesën e “AVONET” që kontestonte ligjshmërin e vendimit për miratimin e pikës së dytë ku në votim kishin marrë pjesë vetëm 19 asamblistë nga 41 sa përbëhet ky kuvend, por që në seancë prezent ishin 31 asamblistë.

I ngjashëm është edhe rasti i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës me rastin e hudhjes në votim të “Propozim-vendimi për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut për periudhën 2024-2032”, pasi që në momentin e votimit prezent në seancë kanë qenë 33 asamblistë, duke munguar vetëm dy.

Nga 33 asamblistët që ishin prezent, 17 kanë votuar ‘për’, përderisa të tjerët nuk kanë marrë pjesë fare në votim.

Nëse merret për bazë rasti i Komunës së Ferizajt dhe përgjigja e MAPL-së në ankesën e “AVONET” për këtë rast, atëherë i bie që “Propozim-vendimi për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut për periudhën 2024-2032” është miratuar, pasi që në seancë ka pasur kourum, që sipas MAPL-së, përbëhet nga prezenca e asamblistëve (33)./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
Lajme

Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë

13/07/2025 - 10:01
U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
Lajme

Vajza që ishte shpallur e zhdukur gjendet në një banesë me dy persona, rasti po hetohet!

13/07/2025 - 09:36
Maqedonci: FSK ishte e gatshme për ndërhyrje më 24 shtator nëse do të na kërkonte KFOR dhe NATO
Lajme

Maqedonci: Lufta e UÇK-së ishte e lavdishme, por shoqëria dhe politikanët nuk e promovuan mjaftueshëm

13/07/2025 - 09:20
Ng’ërçi politik në Kosovë rrezikon të thellojë krizën buxhetore
Kryesore

IKD: Katër institucione të pavarura janë jofunksionale, Kuvendi i bllokuar po rrezikon shtetin dhe të drejtat e qytetarëve

13/07/2025 - 09:10
Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
Lajme

Kjo është gjendja e pikave kufitare të Kosovës

13/07/2025 - 08:46
Kurti me Rashiqin e Rizvanollin në rezidencën e diplomates amerikane për takim me zyrtarin e DASH – çfarë u diskutua sipas tij?
Kryesore

Kurti me Rashiqin e Rizvanollin në rezidencën e diplomates amerikane për takim me zyrtarin e DASH – çfarë u diskutua sipas tij?

13/07/2025 - 08:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    233 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    212 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë