Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Implante pa leje dhe barna me afat të skaduar – “Dental Clinic – Stomatologjia” e Butrint Sadikajt merr gjobë qesharake nga Inspektorati Shëndetësor (Dokument)

04/01/2026 - 15:06
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Implante pa leje dhe barna me afat të skaduar – “Dental Clinic – Stomatologjia” e Butrint Sadikajt merr gjobë qesharake nga Inspektorati Shëndetësor (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sistemi shëndetësor në sektorin privat është karakterizuar me skandale të shumta viteve të fundit, për shkak të mbikëqyrjes jo të duhur nga organet përgjegjëse shtetërore, ku për pasojë pacientët shpeshherë kanë pësuar shkaku i shërbimeve jo-profesionale.

Në kuadër të një hulumtimi për parregullsitë në këtë sektor, Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor me të cilin është gjobitur  me 1 mijë euro IPSh (Institucioni Privat Shëndetësor) “Dental Clinic – Stomatologjia” me themelues Butrint Sadikaj për shkelje të dispozitave të Ligjit të Shëndetësisë.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor thuhet se gjatë inspektimit janë gjetur fakte që në IPSh “Dental Clinic – Stomatologjia” ofrohen shërbime shëndetësore si implantet të cilat nuk janë të lajmëruara në sistemin online të DLA/MSh.

“Këto shërbime ofrohen nga Dr. Butrint Sadikaj – doktor i stomatologjisë. Implantet nuk regjistroheshin në regjistër, por u gjetën në fletoren e doktorit ku ishin të regjistruara. Pacientët që kanë marrë këtë shërbim u gjetën në regjistër të pacientëve, por ishin të evidentuara vetëm shërbimet tjerë shëndetësore dhe jo implantet”, thuhet në vendimin e Ish.

Aty po ashtu specifikohet se antishok terapia nuk ishte e kompletuar, adrenalina ishte me afat të skaduar dhe se janë gjetur disa preparate stomatologjike me afat të skaduar.

Njohës të fushës së stomatologjisë në kushte anonimiteti kanë folur për Veriu.info në lidhje me rreziqet që paraqiten kur një shërbim stomatologjikë si implantet ofron pa lajmërim, duke thënë se kjo i bën të pambrojtur ligjërisht pacientët në rast të komplikimeve, padive apo dëmtimit të pacientit.

Dr. Butrint Sadikaj
Dr. Butrint Sadikaj

Kur adrenalina është me afat të skaduar ajo humb efektivitetin dhe mund të mos veprojë në momente kritike, ku për pasojë mund të dështoj trajtimi i shokut anafilaktikm, përkeqësohet gjendja e pacientit dhe rrjedhimisht ka rrezik real për jetë.

Përkundër këtyre të gjeturave skandaloze, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë ka vendosur ta gjobit me vetëm 1 mijë euro “Dental Clinic – Stomatologjia”.

Nga disa fotografi e postime të bëra në Facebook, shihet se Dr. Butrint Sadikaj është person i afërt me pushtetarët e tanishëm.

LEXO EDHE:

Ambulancë pa licencë, staf ilegal dhe Antishok terapi gjysmake – skandali i “Dental Care” në Prishtinë (Dokument)

JU REKOMANDOJMË

Kurti në kazermën “Adem Jashari: Populli e ka UÇK-në e UÇK-ja epopenë e saj

Kurti në kazermën “Adem Jashari: Populli e ka UÇK-në e UÇK-ja epopenë e saj
05/03/2026 - 13:00

Kryeministri Albin Kurti nga kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së tha se populli ka UÇK-në e UÇK-ja epopenë e saj e cila është...

Më shumëDetails

BE-ja e sqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme

BE-ja e sqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme
05/03/2026 - 12:56

Vendet në Lindjen e Mesme u kanë thënë zyrtarëve europianë se janë të shqetësuara për rrezikun e një lufte civile në Iran si pasojë e konfliktit midis Teheranit...

Më shumëDetails

Presidentja Osmani parakalon para ushtarëve të FSK-së

Presidentja Osmani parakalon para ushtarëve të FSK-së
05/03/2026 - 12:48

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka parakaluar para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Aty pas pak do bëhet rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem...

Më shumëDetails

Pak orë e shumë paqartësi për presidentin- Flitet për ‘‘teren të pashkelur’’, VV’ja me të vetin, e nxitë opozitën të dalë me kandidat

Pak orë e shumë paqartësi për presidentin- Flitet për ‘‘teren të pashkelur’’, VV’ja me të vetin, e nxitë opozitën të dalë me kandidat
05/03/2026 - 12:45

Një kandidat i vetëm, pak orë deri në përfundim të afatit, e shumë paqartësi për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Kjo është situata momentale...

Më shumëDetails

Ali Ahmeti: Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës

Ali Ahmeti arrin në zyrat e OVL UÇK-së, pritet nga krerët e organizatës
05/03/2026 - 12:40

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar përvjetorin e Epopesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se datat 5, 6 dhe 7 mars janë ditë krenarie dhe...

Më shumëDetails

Bombarduesit iranianë ishin “dy minuta” larg nga goditja e bazës ajrore amerikane përpara se aeroplanët e Katarit t’i rrëzonin

Bombarduesit iranianë ishin “dy minuta” larg nga goditja e bazës ajrore amerikane përpara se aeroplanët e Katarit t’i rrëzonin
05/03/2026 - 12:37

Bombarduesit iranianë erdhën brenda pak minutash nga goditja e bazës më të madhe ushtarake që strehonte trupat amerikane në Lindjen e Mesme përpara se aeroplanët e Katarit t’i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë