Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me një ceremoni dinjitoze ka bërë përurimit dy projekteve gjigante të realizuar në komunën e tij.
Ai ka përuruar ndërtimin e një nënkalimi modern dhe një parkingu nëntokësor shumë të dobishëm për nevojat e qytetarëve të Lipjanit, raporton VeriuInfo.
Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi krahas fotografive të publikuara ka shkruar: “Gëzuar Lipjan! Imri Ahmeti po bën historinë e qytetit!”