Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Burg të përjetshëm, ky është dënimi që iu shqiptua Edmond Lajqit

27/12/2024 - 09:58
në Kryesore, Lajme
A A
Burg të përjetshëm, ky është dënimi që iu shqiptua Edmond Lajqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Pejë sot ka shpallur dënimin për Edmond Lajqin, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Gjyljeta Ukellin.

Siç merr vesh Insajderi Lajqi është dënuar me burgim të përjetshëm për krimin e kryer.

Tri ditë më parë, dorasi pranoi fajësinë para trupit gjykues duke i kërkuar falje familjes.

Lajqi pranoi fajësinë për akuzat e vrasjes së rëndë dhe mbajtjes së armës pa leje.

Në anën tjetër avokatja e familjes Ukelli, Fehmije Gashi-Bytyqi kërkoi nga gjykata të mos e pranojë fajësinë e dorasit.

“Lus gjykatën të mos ia pranojë fajësinë, se instituti i pranimit të fajësisë është rrethanë lehtësuese…”.

Si ndodhi rasti?

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Edmond Lajqit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukelli më 16 prill të këtij viti në Pejë.

Sipas dosjes së prokurorisë, qifti nga Peja kishin kriza të thella në martesë. Nga deklarata e dorasit kuptohet se ai ishte i pakënaqur nga mënyra se si ishte trajtuar nga viktima ( bashkëshortja e tij) dhe nga familja e saj.

Sipas tij, kjo e ka bërë të ndihet keq për shkak edhe gjendjes depresive që ndodhej viteve të fundit për shkak të vdekjes së babait të tij.

Lajqi, sipas dosjes, në ditën kritike nuk kishte fjetur në banesën e tij por kishte qenë në spital me nënën, e cila ishte duke u trajtuar.

Sipas dosjes, i pandehur rreth orës 8:00 të mëngjesit të datës 16 prill kishte shkuar në banese. Derën e banesës ia kishte hapur djali i tyre i mitur. Ai ka deklaruar se kur ka mbërritur në banese e ka gjetur gruan e tij në shtrat duke fjetur. Ai tregon se është refuzuar nga bashkëshortja e cila sipas tij, e ka injoru dhe fyer. Pas kësaj, ai deklaron se ka gjuajt me armë zjarri në drejtim të saj, e cila si pasojë e plagës ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Gjithmonë sipas dosjes së prokurorisë e cila bazohet në dëshminë e dorasit dhe familjarëve, thuhet se çifti kishin pasur probleme bashkëshortore për një kohë të gjatë. Sipas bisedave mes qiftit që ka siguruar prokuroria thuhet se viktima i ishte drejtuar dorasit me fjalët “skizofren” dhe “martesa jon finite”.

“I pandehuri Edmond dhe viktima Gjyljeta kishin pasur probleme bashkëshortore për një kohë të gjatë. Nga raporti i ekspertimit të telefonit, janë gjetur disa mesazhe në mes të viktimës Gjyljeta Ukella dhe bashkëshortit të saj të pandehurit Edmond Lajçi, ku ndër të tjera i pandehuri Edmond i është drejtuar viktimës me fjalët,,vetëm qkapu pi familjareve te mi ,non, Gëzim, motër, Ajshe, Rexhep, krejt farefis temin”, kurse viktima i është drejtuar me fjalë si:,,shizofren”, e po ashtu ndër të tjera e njëjta i kishte thënë se martesa jon finite”, si dhe komunikime të tjera të cilat gjenden në Cd”, thuhet në raport.

Ndërsa i pandehuri, Edmond Lajqi ka deklaruar se një ditë para vrasjes ishte sulmuar fizikisht nga gruaja e tij dhe ishte ofenduar me fjalët “ti je njeri i ulet, je një dështakë”. Madje ai përmend edhe dyshimet për tradhti nga bashkëshortja e tij.

“I pandehuri deklaron se ditën kritike jo por një ditë më parë, më ka sulmuar fizikisht tani e ndjera Gjyljeta, dhe më ka fyer me fjalët,, ti je njeri i ulet, je një dështakë” dhe më pas më ka sulmuar fizikisht ku gjersa unë kam qenë i shtrirë në krevat ajo mi ka vendosur duart në fyt dhe pastaj kur kam fillu me i hap do tema që kishin të bëjnë se me kënd po del, viktima pastaj më thoshte me frajer, ti je njeri i sëmurë, ajo çdo herë ka fol me fjalët e tjerëve. Rastin nuk e lajmërova atë natë në polici dhe nuk e di as vet pse nuk e raportova, pasi që jam fjalos me viktimën shkova tek nëna në Spital, e cila ka qenë duke u trajtu nga Kanceri, atë natë unë kam flejt në Spital. Në ora 11:07 min i pandehuri kërkon qe te konsultohet me mbrojtësen. Prokuroria e lejon. Në pyetje të prokurores se çfarë ka ndodhë pastaj? I pandehuri deklaron se atë natë mandej skam qenë mirë psiqikisht dhe i kam kërkua 2 diazepama prej motrave dhe i kam pirë”, thuhet në aktakuzë.

JU REKOMANDOJMË

Arkitektura e barazisë: Pse vëllezërit në Kosovë ndërtojnë shtëpi të njëjta?

Arkitektura e barazisë: Pse vëllezërit në Kosovë ndërtojnë shtëpi të njëjta?
03/05/2026 - 18:00

Në fshatra, por edhe në zona urbane të Kosovës, vërehen shpesh vargje shtëpish thuajse identike - nga plani i ndërtimit, e deri te fasada dhe oborret. Sipas sociologut...

Më shumëDetails

Molliqaj: Osmani angazhimin politik e ka të ndërlidhur me karrierën për vete

Molliqaj: Osmani angazhimin politik e ka të ndërlidhur me karrierën për vete
03/05/2026 - 17:24

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka hedhur akuza në drejtim të ish-presidentes Vjosa Osmani, lidhur me, siç e quan ai, angazhimin politik të lidhur me karrierën për...

Më shumëDetails

Kurti në takim me kryeministrin e Armenisë: Paqja ka nevojë për aleancën e demokracive

Kurti në takim me kryeministrin e Armenisë: Paqja ka nevojë për aleancën e demokracive
03/05/2026 - 17:22

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim bilateral në Qeverinë e Republikës së Armenisë nga Kryeministri, Nikol Pashinyan. Në takim, Kryeministri Kurti...

Më shumëDetails

Katër të rinj kapen “mat” duke konsumuar drogë në “HIB Petrol” në Prishtinë -Policia u gjen edhe thikë

Katër të rinj kapen “mat” duke konsumuar drogë në “HIB Petrol” në Prishtinë -Policia u gjen edhe thikë
03/05/2026 - 16:32

Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është zbuluar në Prishtinë, ku dy të rinj janë kapur në flagrancë gjatë konsumimit të substancave narkotike, mëson Sinjali. Ngjarja...

Më shumëDetails

Alarmante/Privatësia nën vëzhgimin e 11 kamerave: Kolegji “Pjetër Budi” kapet duke përpunuar kundërligjshëm të dhëna personale

Alarmante/Privatësia nën vëzhgimin e 11 kamerave: Kolegji “Pjetër Budi” kapet duke përpunuar kundërligjshëm të dhëna personale
03/05/2026 - 16:22

Shkelja e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga bizneset që vendosin kamera mbetet një problem shqetësues. Shpesh, sistemet e vëzhgimit instalohen pa respektuar kriteret ligjore dhe...

Më shumëDetails

Tragjedi në Durrës: Automjeti godet tre fëmijë, dy prej tyre humbin jetën

Tragjedi në Durrës: Automjeti godet tre fëmijë, dy prej tyre humbin jetën
03/05/2026 - 15:48

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në qytetin e Durrësit, ku dy fëmijë kanë humbur jetën pasi janë përplasur nga një automjet. Sipas informacioneve të para,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dritë-hijet e Shabanit dhe Durmishit në tenderin 3 milionësh në Mitrovicë, anëtari i Komisionit kundërshtoi fituesin (Dokument)

    Dritë-hijet e Shabanit dhe Durmishit në tenderin 3 milionësh në Mitrovicë, anëtari i Komisionit kundërshtoi fituesin (Dokument)

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Teuta dhe Adonisi të ndarë prej dy vitesh, ai tashmë në lidhje të re

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Neptun i biznesmenëve kontravers Sami Mane e Arsim Papraniku mashtron prizrenasin – nuk përfilli as urdhërin e shtetit, u dënua vetëm 3 mijë euro

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Vdes 49 vjeçarja që u dërgua me lëndime të rënda në kokë në Spitalin e Mitrovicës në mëngjes

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ndodh edhe kjo: Tomë Gashi e kritikon Albin Kurtin për fushatë me xhaminë e Ibrit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë