Një incident shqetësues ka ndodhur disa ditë më parë në lagjen Marigona, ku një nxënës i shkollës ISP dyshohet se ka sulmuar fizikisht shoferin e transportit të nxënësve.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ngjarja ka ndodhur jashtë autobusit të transportit, ndërsa i gjithë incidenti është kapur edhe në video.
Në pamjet që posedon Sinjali, shihet momenti kur nxënësi përfshihet në konflikt me shoferin dhe e sulmon fizikisht, teksa në një moment ndërhyn edhe një grua, e cila po ashtu shihet duke e goditur shoferin.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te përplasja, ndërsa nuk është bërë e qartë nëse rasti është raportuar në Polici.
Sinjali ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga shkolla lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.












