Një person në Mitrovicë të Veriut ka njoftuar Policinë e Kosovës se pas një fjalosjeje me disa individë është qëlluar me gur në kokë, duke pësuar lëndime të lehta trupore.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia po heton rastin për të përcaktuar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar të dyshuarit.
Raporti i Policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Knjaz Millosh, Mitrovice Veri / 14.02.2026 – 01:00. Viktima m/k ka njoftuar policinë se pas një fjalosje me disa persona është qëlluar me guri në kokë dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke e hetuar rastin.













