Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV thotë se s’mund t’ia sigurojë Osmanit, partitë sinjale se e duan për vete postin – “beteja” për kreun e shtetit po ashpërsohet

15/02/2026 - 08:25
në Kryesore, Lajme
A A
VV thotë se s’mund t’ia sigurojë Osmanit, partitë sinjale se e duan për vete postin – “beteja” për kreun e shtetit po ashpërsohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas konstituimit të kuvendit e të formimit të qeverisë, ‘’beteja’’ tashmë është bartur në terrenin e Presidentit.

Me afatet që po skadojnë dalëngadalë, me qëndrimet e ndryshme ‘’secili për vetën e vetë’’, zgjedhja e shefit të shtetit s’duket aspak e lehtë për skenën politike të vendit.

Përveç qartësisë që ka Kushtetuta për këtë pozitë, që pasuesi duhet të zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, të qarta duket të jenë edhe qëndrimet e partive, anipse, ato e bëjnë edhe më të ndërlikuar situatën, shkruan Gazeta Express.

Kjo sepse, duke filluar nga presidentja aktuale e vendit, Vjosa Osmani, e deri tek partia me numrin më të vogël të deputetëve në Kuvend, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, secili prej tyre kanë qëndrime të ndryshme nga njëri -tjetri.

Osmani, qe parapëlqen të vazhdojë ‘’punët e mira’’ e që ka gatishmërinë edhe për një mandat të dytë, duket se është e vetme pa përkrahjen e të tjerëve. Edhe pse presidente, ajo, përveç thirrjeve që mund t’u bëjë të tjerëve për t’ua marrë votën, nuk ka tjetër ndikim në këtë aspekt, pasi që, deputetët në këtë rast janë ata ‘’fuqiplotët’’.

Gatishmërinë e Osmanit s’e ka as ai që ishte ndoshta aleati më i afërt i saj pesë vite më parë, Albin Kurti. Ky i fundit që mori 57 deputetë në zgjedhjet e fundit, që nga zgjedhjet ka thënë se duhet diskutime me partitë e tjera.

Madje Kurti, i cili pak ditë më parë bëri rolin e arbitrit, duke thënë se tash e tutje mund të diskutohet për çështjen e presidentit, duket se nuk e ka me aq nguti këtë çështje, sa Presidentja e cila ka anuluar udhëtimin drejt Konferencës së Mynihut duke u thirrur në zhvillimet në vend. Ndërsa Kurti, gjeti kohë të shkojë.

Që Osmani qartësisht s’e ka përkrahjen që e kishte vite më parë nga VV’ja, e ‘konfirmoi’ edhe deputeti i LVV’së, Enver Dugolli. Ky i fundit, tha se kjo parti synon që të arrihet konsensus dhe se, ‘’mund të ketë emër tjetër përveç Osmanit’’.

“Nuk ka ende një kandidaturë definitive që do ta përkrahim, për shkak se nuk po dëshirojmë që partitë opozitare ta marrin si sinjal që po dëshirojmë ta imponojmë dikë. Synojmë që ta arrijmë një konsensus me mirëkuptim që për të mos dërguar vendin në zgjedhje të reja. Mund të ketë emër tjetër, përveç të Vjosa Osmanit. Nuk mund të paragjykojmë. I kemi vetëm 66 vota, nuk i kemi mbi 80 që t’ia sigurojmë Vjosa Osmanit. Na mbetet të gjithëve që t’ia sigurojmë”, ka thënë Dugolli.

Përveç VV’së që duket se po ‘’ia shuan’’ shpresat Osmanit për një mandat të dytë, presidentja s’po merr sinjale të mira as nga partitë e tjera.

Duke filluar nga partia e dytë, Partia Demokratike e Kosovës, shihet se, edhe aty kërkohet një emër tjetër. Edhe nga kjo parti kanë kërkuar konsensus për presidentin e ri.

Madje, një qëndrim të prerë nga kjo parti, e ka dhënë deputeti Xhavit Haliti. Ky i fundit ka deklaruar se presidenti i ri duhet t’i takojë PDK’së, sipas tij.

Një qëndrim ndryshe ka edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Nga kjo parti po ashtu kanë bërë thirrje për marrëveshje politike. Një nga deputetët e rinj të kësaj partie, Ermal Sadiku, i ftuar në Pressing, ka bërë të ditur se nëse bëhen bisedime për presidentin e ri, atëherë LDK’ja do të ketë propozimin e vetë.

“Nëse ka bisedime, ne do të vijmë me propozimin tonë për president. Çdo negociatë politike ka një zgjidhje nëse ka pozitivistë. LDK e ka thënë këtë që në fillim”, ka thënë ai.

Qëndrime ‘’për vetën’’ ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deputetë të kësaj partie, fillimisht kanë bërë thirrje që presidenti i ri të jetë Ramush Haradinaj. Për këtë të fundit, ditë më parë ishte raportuar se po mblidhte nënshkrime.

Porse, për çështjen në fjalë është deklaruar vetë Haradinaj. Lideri i AAK’së ka thënë se po të vinte kërkesa nga vetë deputetët e kuvendit, atëherë do ta shqyrtonte si çështje.

“Nuk jam kandidat për president të vendit. Me qenë në një rrethanë të caktuar, parlamenti, deputetët të ma kërkonin, e kisha shqyrtuar”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa Osmani, duket se ditë e fundit është në një ‘’fushatë’’ për të siguruar edhe mandatin e dytë si presidente. Madje, e njëjta së fundi ka publikuar një letër që kongresmeni amerikan Keith Self ia ka dërguar asaj. Në këtë letër, Self ka përmendur përfundimin me sukses të zgjedhjeve dhe ka thënë se një gjë e tillë është rezultat i pjesëmarrjes së fortë dh të përgjegjshme të qytetarëve të Kosovës, qëndrueshmërisë së rendit kushtetues të Kosovës, përkushtimit për demokraci dhe si rezultat i punës së Osmanit.

Ndryshe, presidenti i ri i vendit zgjidhet me shumicë absolute të votave në Kuvend. Për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, kërkohet që prezentë të jenë së paku 80 deputetë. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë