Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Infantino mbron çmimet e biletave të Botërorit 2026

23/01/2026 - 10:01
në Sport
A A
Infantino mbron çmimet e biletave të Botërorit 2026
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka shkaktuar reagime me një shaka ndaj tifozëve britanikë gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku njëkohësisht mbrojti edhe çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Duke iu referuar Botërorit 2022 në Katar, Infantino tha:

“Kur topi filloi të rrotullohej dhe magjia nisi, pothuajse nuk pati asnjë incident. Për herë të parë në histori, asnjë britanik nuk u arrestua gjatë një Kupe Bote. Imagjinoni! Kjo është diçka vërtet e veçantë.”

Ai shtoi se edhe Botërori i ardhshëm do të jetë një festë e madhe:

“Do të jetë një celebrim, një festë. Njerëzit duan të mblidhen, të festojnë dhe kjo është ajo që ne u ofrojmë.”

Infantino i quajti finalet e vitit 2026 “festën më të madhe të njerëzimit”, pavarësisht shqetësimeve të grupeve për të drejtat e njeriut lidhur me politikat e administratës amerikane.

Sa i përket kritikave për çmimet e biletave, Infantino pranoi se ato janë të larta: “Biletat nuk janë të lira. U kritikova shumë për këtë.”

Megjithatë, ai theksoi interesimin e jashtëzakonshëm: mbi 500 milionë kërkesa për bileta, me SHBA-në, Gjermaninë dhe Anglinë në krye të listës. Sipas tij, çdo ndeshje do të jetë e shitur plotësisht, ndërsa shumë bileta pritet të rishiten me çmime edhe më të larta.

Në fund, Infantino mohoi zërat se tifozë nga disa vende mund të refuzohen për viza, duke siguruar se:“Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika do ta mirëpresin botën.”

JU REKOMANDOJMË

Momenti i sikletshëm për gazetaren e sportit, futbollisti i Manchester Cityt e godet me top në kokë para duelit me Realin!

Momenti i sikletshëm për gazetaren e sportit, futbollisti i Manchester Cityt e godet me top në kokë para duelit me Realin!
12/03/2026 - 09:40

Puna e një gazetari mund të jetë sfiduese.Maja Strzelczyk e përjetoi një ‘goditje’ të pazakontë në kokë të mërkurën në mbrëmje në Bernabeu. Gazetarja e TVP Sport u...

Më shumëDetails

Nëse Irani largohet, FIFA ka gati planin B për Kupën e Botës, vendi mund t’i kalojë një tjetër kombëtareje

Nëse Irani largohet, FIFA ka gati planin B për Kupën e Botës, vendi mund t’i kalojë një tjetër kombëtareje
11/03/2026 - 19:42

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës është vënë në pikëpyetje pas fillimit të luftës, ku Izraeli dhe Amerika sulmuan dhe vranë liderin iranian. Pak më parë, Ministri...

Më shumëDetails

Ia huqi “veç” për 600km, tifozi i Barçës përfundon duke ndjekur ndeshjen e kategorisë së tretë angleze

Ia huqi “veç” për 600km, tifozi i Barçës përfundon duke ndjekur ndeshjen e kategorisë së tretë angleze
11/03/2026 - 19:39

Një tifoz spanjoll i futbollit e ndërroi pa dashje një mbrëmje të Ligës së Kampionëve në Newcastle me një ndeshje të League One në Exeter, pas një ngatërrimi...

Më shumëDetails

Kosova publikon listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

Kosova publikon listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën
11/03/2026 - 13:47

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka publikuar të mërkurën listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën. Ndeshjet i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror...

Më shumëDetails

Publikohet lista e Realit për ndeshjen ndaj Cityt, mungon “i madhi”

Publikohet lista e Realit për ndeshjen ndaj Cityt, mungon “i madhi”
11/03/2026 - 13:46

Real Madrid ka publikuar listën për ndeshjen e sotme ndaj Manchester Cityt. Pavarësisht përpjekjeve për rikuperim, Kylian Mbappe nuk ka arritur të jetë i gatshëm për sfidën e...

Më shumëDetails

Thyhet rekordi historik i Kobe Bryant, një basketbollist shënon 83 pikë në NBA

Thyhet rekordi historik i Kobe Bryant, një basketbollist shënon 83 pikë në NBA
11/03/2026 - 10:02

Basketbollisti i Inter Miamit, Bam Adebayo ka hyrë në histori të NBA-së. Ai ka thyer rekordin e Kobe Brayant, për pikët e shënuara në një ndeshje.   Adebayo...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    314 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    267 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • A u përmendën emra për president në takimet me Kurtin, Abdixhiku jep deklaratën befasuese!

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • A i ka pasur LVV votat për Vjosa Osmanin, ja çka thotë Kusari-Lila

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shteti nis kontroll të rreptë për çmimet e naftës në Kosovë, kjo është marzha maksimale

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë