Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Iniciuesi i Trustit, Bekim Haxhiu: Nëse deputetët s`kanë presion Trusti kalon

21/06/2022 - 13:13
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Iniciuesi i Trustit, Bekim Haxhiu: Nëse deputetët s`kanë presion Trusti kalon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka kërkuar në emër të PDK-së, nga deputetët e të gjitha partive politike që nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës të votojnë pro pikës për tërheqjen e mjeteve nga Trust-i.

Deputeti Haxhiu shprehet i bindur se nëse deputetët votojnë të lirë, kërkesa e qytetarëve për tërheqejne e Trustit do të kaloj.

“Projektligji nesër është në dorën e deputetëve, nëse deputetët votojnë të lirë pa presion, besoj se kërkesa e qytetarëve për tërheqjen e Trustit do të kaloj. Deputetët nuk duhet t’i nënshtrohen asnjë detyrimi, ata janë përfaqësues të qytetarëve dhe duhet të votojnë për kërkesat e qytetarëve të cilët janë për tërheqjen e deri 30% të Trustit dhe pastaj të punojmë bashkë për reformen pensionale. I bëjë thirrje deputetëve të votojnë pro tërheqejes së mjeteve nga Trusti”,deklaron ai.

Në seancën e nesërme në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i Projektligjit për tërheqjen e 30% të kursimeve nga Trusti.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dje pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se si grup parlamentar vazhdojnë të kenë qëndrimin e njëjtë sa i përket Trustit.

“Qëndrimi është njëjtë pasi qëndrimi është i bazuar në fakte dhe argumente”, tha ajo.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri një ditë para se të mbahet seanca ku do të shqyrtohet plotësim ndryshimi për trustin, ka bërë thirrje që deputetët ta votojnë atë.

“Në mungesë të alternativave nga qeveria dhe përballë gjendjes së renduar sociale, tërheqja e një pjese të parave të TRUSTIT është një masë e domosdoshme për të lehtësuar ballafaqimin e qytetarëve me këtë gjendje.Mundësia për të tërhequr një pjesë nga paratë e kursyera në këto rrethana, ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve, prandaj i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe veçmas ata të mazhorancës, që nesër ta votojnë projektligjin që mundëson një gjë të tillë. Kjo nuk është betejë politike por domosdoshmëri konkrete dhe kërkesë e të gjithë qytetarëve pa dallim”,ka thënë ai.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një shkrimi në “Facebook”, i bën thirrje mazhorancës të votojë Trustin.

“Situata në Kosovë, në aspektin social, kurrë nuk ka qenë më e vështirë! Çmimet janë ngritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta, përderisa ndihma e shtetit është më se minimale.Kuvendi i Kosovës, në veçanti shumica parlamentare, e ka në dorë që nesër ta miratojë në lexim të parë Ligjin për Trustin, ligj ky i cili, sado pak do të zbuste vështirësitë për njerëzit në nevojë, kontributdhënësit në një situatë krize.Mos të filozofojmë shumë, por të veprohet me votën pro. Shpresoj që vota e mazhorancës, do të jetë pro këtij ligji”, deklaron ai.

JU REKOMANDOJMË

“Open Balkan” mollë sherri për shqiptarët
Lajme

Kurti: “Ballkani i Hapur” s’do të ketë sukses, nuk krahasohet kurrë Tirana me Beogradin e as Rama me Vuçiqin

27/06/2022 - 23:00
Në Pejë 17-vjeçari e detyroi vajzën 12-vjeçen të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, Nëna e raporton në Polici
Lajme

Në Pejë 17-vjeçari e detyroi vajzën 12-vjeçen të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, Nëna e raporton në Polici

27/06/2022 - 22:37
Varhelyi tregon arsyen e vonesës së liberalizimit të vizave për Kosovën
Lajme

Varhelyi tregon arsyen e vonesës së liberalizimit të vizave për Kosovën

27/06/2022 - 22:04
Kurti shumë i vendosur, ja çka paralajmëron nëse ka referendum ilegal të Serbisë brenda Kosovës
Kryesore

Kurti i numëron marrëveshjet e mira të dialogut me Serbinë

27/06/2022 - 21:48
Incidenti në Kuvend/ Dy deputetët e Aleancës në krah të deputetit të VMRO
Lajme

Incidenti në Kuvend/ Dy deputetët e Aleancës në krah të deputetit të VMRO

27/06/2022 - 21:37
Pranoi mijëra euro ryshfet nga bizneset, vihet në pranga zyrtari i ministrisë
Lajme

Ky është 61-vjeçari i arrestuar në Pejë, dyshohet se kreu krime lufte në fshatin Ozdrim ku u vranë 9 civilë dhe u zhdukën 5 të tjerë

27/06/2022 - 20:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ngjarja e rëndë për familjen Berisha në Prishtinë, ky është i riu që u gjet pa shenja jete në banjon e shtëpisë

    Ngjarja e rëndë për familjen Berisha në Prishtinë, ky është i riu që u gjet pa shenja jete në banjon e shtëpisë

    337 Shpërndaje
    Shpërndaje 135 Tweet 84
  • “Qe kjo qika tradhtare” – Burri nga Prizreni publikoi video në YouTube duke kryer marrëdhënie me ish-gruan, por e keqja i ndodhi në fund 

    262 Shpërndaje
    Shpërndaje 105 Tweet 66
  • Ministri Murati merr një vendim për pensionistët

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Lajm i keq: Shtrenjtohet sërish buka në Kosovë, bëhet 60 cent

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Skandaloze/ Polici nga Gjakova arsyeton sulmin seksual: Hajt se nuk ja ka hekë naj copë, nuk është ba nami

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

© 2022 Veriu.info

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info