Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Inteligjenca e Doganës nis hetimet ndaj “Green Med”: Nëna inspektore në shëndetësi, i biri biznes me produkte medicinale

23/01/2026 - 19:45
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Inteligjenca e Doganës nis hetimet ndaj “Green Med”: Nëna inspektore në shëndetësi, i biri biznes me produkte medicinale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një denoncim anonim ka vënë në lëvizje Sektorin e Inteligjencës së Doganës së Kosovës, i cili ka nisur procedura hetimore ndaj kompanisë “Green Med L.L.C.” për parregullsi të mundshme në dokumentacionin e importit të produkteve estetike. Rasti ka marrë vëmendje edhe për shkak të lidhjes familjare mes pronarit të biznesit dhe një inspektoreje shëndetësore, e cila ushtron detyrë në të njëjtin sektor. Dokumentet e siguruara ngrenë dyshime për mospërputhje në faturim, origjinë të produkteve dhe licencim, ndërsa institucionet përgjegjëse ende nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me pretendimet për konflikt interesi dhe deklarimin e pasurisë, raporton Veriu.info.

Nëna, Diana Shehu Devaja, inspekton shëndetësisë, derisa i biri, Ardit Devaja bën biznes me pajisje e produkte me dicionale. Kjo është historia që lidh familjen Shehu-Devaja, dy mjekë në familje dhe të birin që u bë biznesmen, derisa në gjurmë të mënyrës së operimit të tyre tash është vënë Sektori i Intelegjencës së Doganës së Kosovës.

Krejt kishte nisur me një denoncim anonim, e ku ky qytetar, në dokumentet që i ka Veriu.info, konfirmojnë që ky mekanizëm shtetëror është duke u marr me këtë rast.

Sektori i Inteligjencës i Doganës së Kosovës ka konfirmuar fillimin e procedurave hetimore ndaj subjektit ekonomik “Green Med L.L.C.”, pronë e shtetasit Ardit Devaja.

Hetimi është iniciuar pas denoncimeve të pranuara për parregullsi të mundshme në dokumentacionin e importit të produkteve estetike nga Korea e Jugut.

Përmes një komunikimi zyrtar, Sektori i Inteligjencës ka bërë të ditur se informatat e pranuara po trajtohen me prioritet.

“Dogana e Kosovës është duke e trajtuar këtë informatë me seriozitetin maksimal… Ju sigurojmë se është duke u punuar intensivisht dhe me rezultatet e hetimeve do të Ju informojmë sa më shpejt,” thuhet në njoftimin e Doganës.

Dokumentet që ka siguruar Veriu.Info zbulojnë se pse u desht të nisej ky hetim dhe se çka është denoncuar në Doganë, por jo vetëm aty.

Dyshimi  i ngritur në këtë rast ndërlidhet me vërtetësinë e faturave të lëshuara në emër të prodhuesit korean “Across Co., Ltd.”.

Në faturat e deklaruara nga “Green Med” në Doganë, si person përgjegjës (CEO) figuron emri “Moon”.

Denoncimi i dërguar në Doganën e Kosovës zbulon se kompania koreane ka ofruar prova se CEO i saj zyrtar është në fakt Kim Jae Yoon (i shënuar si J. Y. Kim) dhe ka mohuar që emri “Moon” të ketë autorizim për nënshkrime.

Përfaqësuesit e fabrikës kanë deklaruar te një importues tjetër në vend se vula e përdorur në dokumentet e “Green Med” nuk është origjinale.

Në bazë të dokumenteve doganore (DDU) dhe faturave që posedon Veriu.info, vëllimi i importit për biznesin “Green Med L.L.C.” gjatë kësaj periudhe është si vijon: Në tërësi, gjatë viteve 2024–2025, ky biznes ka importuar 4,535 njësi të produkteve estetike dhe medicinale (1,000 njësi Revolax Deep në mars 2024 dhe 3,535 njësi serume e kremra në prill 2025), me një vlerë totale të deklaruar prej mbi 35,000 eurosh, mall ky që ka hyrë në Kosovë me dokumentacion që tashmë po hetohet nga Inteligjenca e Doganës për falsifikim të vulave dhe nënshkrimeve të prodhuesit korean.

Denoncuesi pretendon se firma në fjalë ka edhe telashe me vetë licencën në Agjencinë për Produkte Medicinale. Subjekti “Green Med L.L.C.” mban licencën e depos farmaceutike me numër L1-0175, të lëshuar nga AKPPM në prill të vitit 2025.

Sipas regjistrit të bizneseve (ARBK), adresa e depos është në rrugën “Ymer Paqarizi Nr. 52” në Prishtinë.

Në denoncimet e pranuara pranë Ministrisë së Shëndetësisë pretendojnë se ky lokacion nuk operon si depo aktive për pranimin dhe shpërndarjen e rregullt të produkteve medicinale, por shërben vetëm si adresë formale.

Rasti ka marrë vëmendje edhe për shkak të lidhjes familjare të pronarit të biznesit me inspektohen shëndetësore, Diana Shehu-Devaja.

Biznese të caktuara kanë pretenduar se gjatë inspektimeve zyrtare është ushtruar presion për furnizim me produktet që importon djali i saj.

Për këtë, Veriu.info ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë, ku punon Diana Shehu-Devaja, por të njëjtit ende nuk janë përgjigjur, ani pse të njëjtëve u është sugjeruar që ta kontaktojnë edhe atë direkt për një koment – në pamundësi teknike për ta pasur një e-mail direkt të saj.

Nga Ministria e Shëndetësisë, Veriu.info ka kërkuar sqarime nëse pozita e saj është përdorur për të favorizuar biznesin e djalit me pajisje mjekësore, dhe me produkte të bukurisë që, që tash janë trend botox e filler, dhe praktikohen nëpër klinika ku inspekton e ëma; se si shpjegohet mospërputhja mes angazhimit të saj në klinikën private dhe mos deklarimit të të ardhurave

Kjo inspektore e shtetit, që po ashtu është e angazhuar edhe në Odën e Dermatologëve të Kosovës në komisionin për licencim, në faqen e saj në faceboook tregon që punon edhe tek “Max Dental Aesthetics”, kompani që është në pronësi të djalit të saj që ka edhe firmën “Green Med L.L.C.”

Në deklarimin e pasurisë, ajo nuk ka deklaruar se si paguhet nga klinika e të birit: me pagë përmës bankës, apo me para në dorë.

Në formularët publik të deklarimit të pasurisë së saj, në vitin 2023, inspektorja Shehu-Devaja deklaronte vetëm 1,472 Euro kursime. Brenda dy viteve, kjo shumë u rrit në mënyrë të pashpjegueshme në 18,963 euro.

Biznesmeni i produkteve e pajisjeve mjekësore, Ardit Devaja  del që ka lindur në një familje doktorash. Bashkëshorti i inspektorës, dhe babai i biznesmenit, Agron Devaja deklaron që është mjek – gjinekolog në QKUK. Ai ka deklaruar se pranon çdo muaj 500 Euro në cash si qira për shtëpinë e tij. Paguesi? Pikërisht kompania e djalit, “Green Med L.L.C.”.

Veriu.info e ka pyetur edhe Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit nëse fakti që djali është biznesmen në industrinë e shëndetësisë e nëna inspektore po në këtë industri, a paraqet konflik interesi, por deri më tani nuk ka pranuar as nga ta përgjigje.

Viti 2025 në Kosovë ka shënuar kulmin e pasigurisë në sektorin e estetikës mjekësore, duke detyruar organet e drejtësisë të ndërmarrin aksione të paprecedenta. Vetëm pak ditë më parë, më 17 dhjetor 2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike, bastisën njëkohësisht 15 biznese në kryeqytet nën dyshimin për ofrimin e shërbimeve ilegale me botox. Ky aksion masiv ishte vazhdimësi e një varg operacionesh që nisën në mars të këtij viti, kur një mjek turk u arrestua pasi iu gjetën 860 flakona botox të kontrabanduara (kryesisht nga Irani), me vlerë tregtare rreth 150,000 euro. Ky produkt, i cili nuk posedonte asnjë licencë nga AKPPM-ja, po injektohej te pacientët kosovarë në kushte të pakontrolluara, duke shpërfaqur rrezikun alarmant për shëndetin publik.

Një nga rastet më paradoksale që dëshmon ndërthurjen e interesave private me krimin e organizuar është ai i çiftit ku bashkëshortja mbante trajnime profesionale për aplikimin e botox-it, ndërsa bashkëshorti u kap në flagrancë duke kontrabanduar të njëjtat produkte të asaj firme. Ky skandal ekspozoi një skemë të mirëfilltë mashtrimi: trajnuesit krijonin tregun duke mësuar estetistët se si t’i përdorin produktet, ndërsa kanali familjar siguronte furnizimin me mall të kontrabanduar, duke anashkaluar doganën dhe çdo filtër të sigurisë farmaceutike. Këto raste konfirmojnë se sektori i estetikës në Kosovë po operon përmes një “mafieje të botox-it” që shfrytëzon lidhjet familjare për të krijuar monopol në tregun e zi.

Krahas këtyre arrestimeve, Dogana e Kosovës ka intensifikuar kontrollet në automjete në territorin e Prishtinës, duke zbuluar sasi të mëdha të botox-it dhe fillerave të fshehura në makina private, vlerat e të cilave kapnin shifra mijëra euroshe në çdo dërgesë. Këto produkte estetike pa dokumente origjine janë bërë burim kryesor i fitimeve të padeklaruara për shumë biznese që, ndonëse prezantohen si klinika luksoze, në fakt shërbejnë si pika të vënies në qarkullim të mallrave të rrezikshme mjekësore. Ky kontekst i vitit 2025 e bën jetike mbikëqyrjen e personave që mbajnë pozita publike në inspektorate dhe komisione licencuese, pasi çdo lidhje e tyre me importuesit e këtyre substancave mund të shërbejë si “mburojë” për aktivitetet që Prokuroria po tenton t’i hetoi.

Diana Shehu Devaja në zgjedhjet e tetorit ishte kandidate e PDK-së për deputete në Kuvendin e Kosovës, ku nga rezultatet preliminare ka marrë vetëm 1861 vota./Veriu.info

 

LEXONI EDHE:

Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij

 

 

JU REKOMANDOJMË

Gashi e përsërit qëndrimin kundër Sejdiut: Kosovës i duhet kompromis shtetëror, jo nënshtrim politik

Me 28 dhjetor zgjedhjet, Gashi: U bëftë dita që Kosova kthehet kah e mira
10/09/2026 - 20:30

Presidenti duhet të jetë përfaqësues i Republikës, ruajtës i aleancave, balancues i pushteteve, garantues i Kushtetutës dhe Komandant i Përgjithshëm. Kështu është shprehur Arben Gashi përmes një postimi...

Më shumëDetails

Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë
10/09/2026 - 20:20

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri te momenti që po pritet me ankth të madh, shpallja e aktgjykimit në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Më shumëDetails

Krasniqi bën thirrje për bashkim: Më 12 shtator të dalim në marsh, mbështetje morale u kemi borxh

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
10/09/2026 - 20:04

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dardan Krasniqi, ka bërë thirrje për bashkim dhe solidaritet shoqëror, duke u kërkuar qytetarëve që më 12 shtator të marrin pjesë në...

Më shumëDetails

Gjashtë ditë para verdiktit në Hagë, LIRIA KA EMËR i fton diasporën në tubim me 15 dhe 16 shtator – detaje

Gjashtë ditë para verdiktit në Hagë, LIRIA KA EMËR i fton diasporën në tubim me 15 dhe 16 shtator – detaje
10/09/2026 - 19:42

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator të mblidhen në Hagë, në pritje të vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare...

Më shumëDetails

Mustafa: Kush frikësohet nga zgjedhjet të rirreshtohet, diaspora të mos imponojë diktaturë

Mustafa mbështet marshin për drejtësisë: Kosova është e lirë nga UÇK, NATO e politika e menqur e Ibrahim Rugovës
10/09/2026 - 19:36

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar qasjen e Vetëvendosjes lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit. “Me këtë sjellje të VV-së, si parti me...

Më shumëDetails

Miftaraj: Nëse deri më 4 tetor s’kemi president, më 5 tetor pushon së ekzistuari Kushtetuta

Presidenti izraelit në Gaza, thotë se po veprohet “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”
10/09/2026 - 19:23

Ehat Miftaraj nga IKD ka ngritur shqetësime për situatën institucionale në Kosovë, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

    Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Çfarë ndodh me Haxhiun pas 4 tetorit? Daka sqaron situatën

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kjo është përzgjedhja e Vjosa Osmanit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Arrestohet Adhurim Konjufca, i dyshuar për gjuajtjen me armë ndaj një autosalloni në Veternik

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë