Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Interesa të ngushta e të errëta”, Kompania “World Medium” që fitoi miliona euro në Malishevë e pranon së është ‘partner’ me firmën e djalit të nënkrytarit Vesel Krasniqi

18/06/2025 - 16:43
në Lajme
A A
“Interesa të ngushta e të errëta”, Kompania “World Medium” që fitoi miliona euro në Malishevë e pranon së është ‘partner’ me firmën e djalit të nënkrytarit Vesel Krasniqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rajoni raportoj pak me parë për një vendim të OSHP, ku me datën 30 maj 2025, me vendim të saj, e ka anuluar vendimin e Komunës së Malishevës për dhënien e kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit, “ndërtimin e rrugës tek Ujëvara e Mirushës”. Kontrata i ishte dhënë grupit të operatoreve ekonomik “Agim Morina B.I, World Medium” me çmim 696,280.85€, shkruan rajoni.org.

E për këtë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka kthyer në RIVLERËSIM këtë aktivitet.

Komunës së Malishevës i është dhënë afat prej 10 ditësh që ta informoj me shkrim Panelin Shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit.

Kush është prapa dy kompanive fituese të tenderit!?

Përveç afërsise direkte me kreun e Malishevës, pronari i World Mediumit, Burim Zabeli dhe pronari i kompanisë “Agim Morina B.I”, Agim Morina njihen në qytet edhe si përkrahes të Fatmir Limajt dhe Nismës.

Për dallim prej familjes Morina, që mbështetjen e japin publikisht për pushtetin e Malishevës, kompania “World Medium” e cila është kampione e tendereve në këtë qytet, del të jetë partnere ose thënë ndryshe grupi i operatoreve ekonomik, që së bashku me kompaninë SDA Holding e cila është nën pronësin ee djalit të nën kryetarit të Malishevës, Vesel Krasniqi, kanë përfituar sëbashku tender.

Rajoni në hulumtimin e tij, ka gjetur së kompania World Medium dhe kompania SDA Holding, janë pjesë e një konzorciumi që kanë fituar tender nga Ministria e Arsimit për ndërtimin e çërdhes në Bellanicë të Malishevës . Kontrata është nënshkruar me 13.12.2024.

Lidhur me çështjën, rajoni i ka dërguar pyetje kompanisë “World Medium” të cilët pasi kanë paralajmëruar pasi për shpifje dhe së pyetjet e rajonit i kanë quajtura të motivuara për interesa të ngushta dhe të errëta; në të njëjtën letër kanë pranuar së kanë fituar tender në bashkëpunim me SDA Holding, në përputhje me kriteret e parashtruar në DT nga autoriteti kontraktues.

Ata kanë thënë së: Kompania N.N.SH. WORLD MEDIUM ka marë pjesë në tender në bashkëpunim me kompanine SDA Holding si pjesë e një konsorciumi të regjistruar ligjerisht, në përputhje me kriteret e parashtruara ne dosje të tenderit nga autoriteti kontraktues.

Sipas tyre çdo sugjerim që fitimi i tendereve nga kompania World Medium lidhet me lidhje personale, familjare apo politike eshtë shpifje dhe dezinformate publike, e motivuar nga interesa të ngushta e të errëta për te demtuar imazhin dhe reputacionin e kompanisë “World Medium” i cili është ndërtuar me punë dhe integritet profesional e vite të tëra.

Me poshtë gjeni përgjigjjen e tyre të plotë:



Aktakuza e Vesel Krasniqit për korrupsion

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 gusht 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish-ministrave të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala, të cilët i ngarkon me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, Vesel Krasniqi në cilësinë e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë akuzohet se me dashje dhe dijeni, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe pa autorizim ka iniciuar dhe zbatuar procedurat ligjore për përgatitjen e Udhëzimit Administrativ për Kontrollin dhe Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, të cilin e ka miratuar më 11 nëntor 2020.

Ky UA sipas aktakuzës përmban disa nene të cilat janë në dëm të interesit publik dhe në dobi të interesit privat, përkatësisht me nenet 51 dhe 54 të këtij udhëzimi, Doganës së Kosovës i është hequr kompetenca për vlerësimin e cilësisë së naftës me rastin e importimit dhe futjes në territorin doganor të Kosovës, të cilën deri në miratimin e këtij akti nënligjor të kundërligjshëm e kryente Dogana pa kosto shtesë.

Aktakuza thotë se kjo çështje me këtë vendim ka kaluar te operatorët ekonomikë privatë dhe si rrjedhojë e kësaj në një proces jotransparent dhe të parregullt të zbatuar nga MTI, me vendimin e 30 dhjetorit 2020 kishte emëruar kompaninë zvicerane OE “Sicpa SA” si trupë që do të kryente shënjimin dhe monitorimin e derivative të lëngëta të naftës.

Ndërsa, thuhet se më 14 janar 2021, kishte nëshkruar kontratën me këtë OE, nga e cila ishte dëmtuar interesi publik në shumën 11 milionë e 235 mijë e 706 euro e 31 centë, duke krijuar kosto shtesë të produkteve të derivateve të naftës me qëllim përfitimi për kompaninë private dhe duke rritur çmimin final të karburanteve për konsumatorët në tregun e Republikës së Kosovës, si dhe duke e ekspozuar shtetin ndaj rreziqeve nga inicimi i procedurave ligjore me bazë kontraktore.

Me këto veprime, Krasniqi akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.

JU REKOMANDOJMË

Izraeli thotë se do të hedh edhe më tutje raketa drejt Teheranit
Lajme

Izraeli thotë se do të hedh edhe më tutje raketa drejt Teheranit

18/06/2025 - 20:36
Paralajmërojnë ekspertët: Një sulm i SHBA-së ndaj Iranit mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në Lindjen e Mesme
Lajme

Paralajmërojnë ekspertët: Një sulm i SHBA-së ndaj Iranit mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në Lindjen e Mesme

18/06/2025 - 20:17
Gucati në Parlamentin e Zvicrrës: Hap i rëndësishëm në përpjekjet tona për ta ngritur zërin në arenën ndërkombëtare
Lajme

Gucati në Parlamentin e Zvicrrës: Hap i rëndësishëm në përpjekjet tona për ta ngritur zërin në arenën ndërkombëtare

18/06/2025 - 20:09
Izraeli thotë se prej të premtes, Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë
Lajme

Izraeli thotë se prej të premtes, Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

18/06/2025 - 20:05
“Me dije e përvojë”, Vetëvendosje thotë se me Hajrulla Çekun Prishtina s’do të mbetet në kaos
Lajme

“Me dije e përvojë”, Vetëvendosje thotë se me Hajrulla Çekun Prishtina s’do të mbetet në kaos

18/06/2025 - 20:02
Koci me kritika për deputetët : 30 minuta punë në muaj – 2,000 euro rrogë
Lajme

Koci me kritika për deputetët : 30 minuta punë në muaj – 2,000 euro rrogë

18/06/2025 - 19:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    311 Shpërndaje
    Shpërndaje 124 Tweet 78
  • Khamenei i Iranit ia kthen përgjigjen Trumpit për kërkesën për dorëzim pa kushte

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • ‘Beqë fajdexhia’ kapet me armën me fishek në tytë para Gjykatës në Prishtinë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Baraliu: Ka filluar lufta e tretë botërore

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Lëvizja Vetëvendosje zgjedh kandidatin për kryetar të Prishtinës?

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë