Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Intervistimi i Besnik Bislimit, Prokuroria Speciale jep detaje!

18/06/2025 - 13:19
në Kryesore, Lajme
A A
Intervistimi i Besnik Bislimit, Prokuroria Speciale jep detaje!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale lidhur me hetimet për funksionalizimin e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore në Drenas.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, tha për Telegrafin se Bislimi është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Në kuadër të zhvillimit të hetimeve, të mërkurën në Prokurorinë Speciale është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit Besnik Bislimi. Por, nuk jemi në gjendje sot të diskutojmë apo japim detaje, meqë çështja është në fazën fillestare të hetimeve”, theksoi ajo.

Tutje, ajo shtoi se PSRK, në koordinim me Policinë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar të gjitha provat që do të shërbejnë për zbardhjen e rastit konkret.

Ndryshe, zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka reaguar pas intervistimit të tij në Prokurorinë Speciale lidhur me hetimet për funksionalizimin e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore në Drenas.

Në një postim në rrjetet sociale, Bislimi bëri të ditur se ishte ftuar në cilësinë e dëshmitarit, por theksoi se pyetjet e bëra nuk përkonin me këtë cilësi.

“Intervista zgjati diku 1 orë e 30 minuta dhe përgjatë kësaj kohe nuk kishte asnjë pyetje që mund të cilësohet si pyetje drejtuar një dëshmitari,” shkroi Bislimi.

Zëvendëskryeministri në detyrë vlerësoi gjithashtu se intervistimi i tij kishte qëllim mediatik dhe jo hetimor, duke aluduar për një ndërhyrje të qëllimshme në kohën kur zhvillohej dialogu në Bruksel.

JU REKOMANDOJMË

Avokati Koci pasi nuk u votua Dimal Basha: Askujt nuk po i konvenon formimi i Kuvendit
Lajme

Avokati Koci pasi nuk u votua Dimal Basha: Askujt nuk po i konvenon formimi i Kuvendit

25/08/2025 - 09:07
Shala: Nxënësit rrezikojnë të nisin vitin e ri shkollor pa libra | SBAShK-u paralajmëron grevë
Kryesore

Vjosa Osmani: Rritja e kapaciteteve mbrojtëse, një hap drejt NATO-s

25/08/2025 - 08:54
KQZ-ja mban mbledhje, publikohet rendi i ditës
Kryesore

Mblidhet KQZ-ja, vazhdon përgatitjet për zgjedhjet lokale – pritet të vendosë për…

25/08/2025 - 08:31
Kolona në Merdar mbi 2 kilometra/ Kjo është gjendja në pikat kufitare
Lajme

Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare në Kosovë

25/08/2025 - 08:23
Gjermanët i reagojnë Petkoviqit që u ankua për urat: Shikojeni një herë shtëpinë tuaj, Radoiçiq po lëviz lirshëm në Serbi
Lajme

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermierë

25/08/2025 - 08:15
PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit
Kryesore

“Nuk përmban asnjë arsye për refuzim të çertifikimit” – Ky është vendimi i plotë i PZAP-it për Listën Serbe

25/08/2025 - 08:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    257 Shpërndaje
    Shpërndaje 103 Tweet 64
  • Kandidati i Vetëvendosjes arrestohet për përfshirje në kultivimin e 500 bimëve kanabis

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • I riu bie nga kati i 8-të i një ndërtese në Skenderaj, 27-vjeçari është në gjendje të rëndë (Emri)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ky është i dyshuari që kanosi policët në Mitrovicë, përfundon në ndalim prej 48 orë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Veç rri, veç rri. Edhe unë i dëgjoj sikur ti”, momenti kur Dehari përbuz lutjen e Jasharit në kërkesën e PDK-së për pauzë (VIDEO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë