Investimet e huaja direkte në Kosova arritën në 1.03 miliard euro, duke shënuar një rritje prej 238.2 milionë euro, ose rreth 30% krahasuar me vitin 2024.
Në vitin 2025, investimet e huaja direkte (IHD) në Kosovë arritën në 1.03 miliard euro, duke shënuar një rritje prej 238.2 milion eurosh ose rreth 30% krahasuar me vitin 2024.
Sipas të dhënave nga Instituti GAP, Gjermania dhe Zvicra janë shtetet që kanë kontribuar më së shumti në këto investime, me 268.7 milionë euro dhe 223.9 milionë euro përkatësisht.
Sa i përket origjinës së investimeve, dominimi i vendeve evropiane mbetet i dukshëm. Gjermania kryeson me 268.7 milionë euro investime, e ndjekur nga Zvicra me 223.9 milionë euro. Po ashtu, investime të konsiderueshme kanë ardhur nga Shqipëria me 103.6 milionë euro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 92.5 milionë euro, ndërsa Austria renditet e pesta me 59.8 milionë euro.
Në total, rreth 48% e investimeve të huaja gjatë vitit 2025 kanë ardhur vetëm nga Gjermania dhe Zvicra, duke dëshmuar rolin kyç të këtyre dy vendeve në ekonominë e Kosovës.
Në aspektin sektorial, investimet janë përqendruar kryesisht në patundshmëri. Ky sektor ka absorbuar rreth 770 milionë euro, që përbën 75% të totalit të IHD-ve. Sektorët e tjerë kanë një pjesëmarrje dukshëm më të vogël, ku aktivitetet financiare dhe të sigurimit kanë përfituar 124.8 milionë euro (12%), tregtia me shumicë dhe pakicë 32.1 milionë euro (3%), informimi dhe komunikimi 26.2 milionë euro (3%), si dhe furnizimi me energji elektrike, gaz dhe avull me 22.1 milionë euro (2%).
Më pas vijnë aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 124.8 milion euro (12%), tregtia me shumicë dhe pakicë me 32.1 milion euro (3%), informimi dhe komunikimi me 26.2 milion euro (3%) dhe furnizimi me energji elektrike, gaz dhe avull me 22.1 milion euro (2%).
Këto të dhëna tregojnë qartë se ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë tërheqëse për investitorët e huaj, por njëkohësisht evidentojnë edhe një përqendrim të madh të investimeve në sektorin e patundshmërisë.













