Qeveria e Kosovës në bazë të udhëzimit administrativ të nxjerrë ditë më parë, sot ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për shitja nga kompanitë.
Sipas këtij vendimi të sotëm, i cili ka hyrë në fuqi në ora 10:00 dhe vlen për 24 orët e ardhshme, çmimi maksimal i naftës që mund të shitet me pakicë është 1.85 euroz ndërsa çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.74 euro, raporton Veriu.info
Gazetarët e Veriu.info kanë dalë sot në terreni për të monitoryat zbatimin e këtij vendimi, ku kanë gjetur raste konkrete të mos zbatimit të këtij vendimi.
Në foton e bërë nga Veriu.info shihet se pika e shitjes në Fushë Kosovë e kompanisë IP Petrol, në tabelën e shitjes ka çmime dukshëm më të larta se sa çmimi i lejuar.
Aty shihet se një litër e naftës standarde shitet 1.91 euro, ndërsa çmimi i benzinës 1.93 euro.
Foto është bërë në ora 10:40.
Kjo tregon se kompanitë të caktuata të derivateve naftës po i vjedhin qytetarët përmes çmimeve të paligjshme./Veriu.info