Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IPK-ja rekomandon suspendimin e policit në Ferizaj, u gjuajtën me armë zjarri me qytetarin pasi u kapën në trafik

21/07/2025 - 14:02
në Lajme
A A
Gjashtë rekomandimet e Inspektoratit Policor për menaxhimin e trafikut në kryeqytet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e policit të përfshirë në të shtënat me armë zjarri në Ferizaj.

Incidenti kishte nisur si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.

Njoftimi:

Arrestohet një zyrtar policor dhe tre qytetarë lidhur me incidentin në Ferizaj

Prishtinë/Ferizaj, 21 korrik 2025

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar sot pas mesnatës një informatë nga Policia e Kosovës lidhur me një incident gjuajtje me armë zjarri ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Doganaj të Ferizajt dhe i përfshirë ishte edhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku edhe me njësitet tjera relevante policore.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se incidenti ka ndodhur fillimisht si pasojë e një mosmarrëveshjeje në trafik duke përfunduar fatkeqësisht në një incident të gjuajtjes më armë zjarri me dy persona të lënduar.

Të lënduarit (një qytetar dhe zyrtari policor) janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri – njëra armë zyrtare revole e llojit Glock 19, një revole Zastava, 16 gëzhoja dhe një predhë.

Pas kontakteve me Prokurorinë Themelore në Ferizaj e cila është njoftuar për të gjitha veprimet fillestare hetimore, janë arrestuar katër të dyshuar (zyrtari policor dhe tre qytetarë të dyshuar) kurse të njëjtëve me vendim të prokurorisë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprave penale “Vrasje në tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Dhënie ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale”.

Bazuar në autorizimet ligjore, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e zyrtarit policor të përfshirë në këtë rast.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës dhe njësitet tjera policore pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

Me respekt;

Divizioni për bashkëpunim dhe informim

Inspektorati Policor i Kosovës

JU REKOMANDOJMË

U kap nga SPAK’u, si i pastronte paratë nga Zvicra në Shqipëri biznesmeni nga Ferizaj?
Lajme

U kap nga SPAK’u, si i pastronte paratë nga Zvicra në Shqipëri biznesmeni nga Ferizaj?

22/07/2025 - 18:44
Vrasje në tentativë në Prizren, Policia jep detaje
Lajme

Ekskluzive: Tension pronësor në familje – I dyshuari qëllon me armë pas konfliktit me vëllezërit në Koshtovë, përfundon në mbajtje

22/07/2025 - 18:41
Storie suksesi: Për 6 muaj Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës realizoi 1653 ndërhyrje kirurgjikale
Lajme

Storie suksesi: Për 6 muaj Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës realizoi 1653 ndërhyrje kirurgjikale

22/07/2025 - 18:39
Maliqi: Osmani në panik lyp pezullim afati me ja zgjatë Kurtit bllokadën dhe vetës gjasat për mandat të dytë
Lajme

Maliqi: Osmani në panik lyp pezullim afati me ja zgjatë Kurtit bllokadën dhe vetës gjasat për mandat të dytë

22/07/2025 - 18:16
AAK regjistron “dështimin” e parë 2 muaj para zgjedhjeve lokale, tërhiqet nga gara kandidati për kryetar të kësaj komune
Lajme

AAK regjistron “dështimin” e parë 2 muaj para zgjedhjeve lokale, tërhiqet nga gara kandidati për kryetar të kësaj komune

22/07/2025 - 18:09
E rëndë: Vdes në vendin e punës një punëtor, në objektin e kompanisë “Rroni-t Group” në Skenderaj
Kryesore

E rëndë: Vdes në vendin e punës një punëtor, në objektin e kompanisë “Rroni-t Group” në Skenderaj

22/07/2025 - 18:04

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kompania që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro, në bord dy njerëzit e PDK’së

    Kompania që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro, në bord dy njerëzit e PDK’së

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • “Pushka top, iu bëftë!”, avokati i policit shpërthen ndaj vëllait të Agon Zejnullahut pas reagimeve për rastin e Lipjanit

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Zyra e noterit Kabil Merovci gjobitet me 4 mijë euro për largim të paligjshëm nga puna të një gruaje shtatzënë (Dokument)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Punëtori nga Skenderaj që vdiq në Gjakovë bënte çdo ditë ka 100 km për në punë

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Mehmetaj i reagon në koment Kurtit për mendimin e GjND-së, merr qindra pëlqime

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë