Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IPK rekomandon suspendimin e policit, Florim Ahmeti, dhe dy të tjerëve, keqtrajtoi qytetarin pasagjer jashtë detyrës zyrtare për shkak të problemeve personale

18/03/2025 - 20:49
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektorati policor ka rekomanduar suspendimin e tre punonjsve policorë në Mitrovicën e Jugut nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Gazeta Online Veriu.info mëson se njëri nga zyrtarët policor që ka keqtrajtuar qytetarin në fjalë është Florim Ahmeti, i cili për shkak të problemeve të natyrës personale ka keqtrajtuar një qytetar.


Florim Ahmeti, zyrtar policor

Siç thuhet edhe në komunikatë zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën jashtë detyrës zyrtare por me uniformë dhe me veturë private, derisa qytetari i arrestuar dhe keqtrajtuar nuk ka qenë shofer i veturës, por pasagjer i ulur në pjesën e prapme të veturës.

Veriu.info mëson se zyrtari policor ka qenë me uniformë edhe dy orë pas orarit të punës dhe për arsye të problemeve personale ka ndaluar veturën dhe ka keqtrajtuar qytetarin pasagjer.

Gazeta mëson se ky nuk është rasti i vetëm i zyrtarit policor Florim Ahmeti për shkelje disiplinore.

Duket se natyra e tij problematike shprehet edhe në profilin e tij në Facebook ku mbanë në profil një fotografi të ujkut.

Komunikata e plotë e IPK:

Komunikatë për media

IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë

Prishtinë/Mitrovicë e Jugut , 18 mars 2025

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për tre zyrtarë policorë në Mitrovicën e Jugut.
Informacionet e para për këtë rast IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës ku dyshohet se tre zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë janë përfshirë në një rast si të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në Mitrovicë pas mesnatës së datës 2 mars 2025 kur zyrtarët e dyshuar (jashtë detyrës zyrtare por me uniformë) me veturë private kishin ndaluar një automjet me arsyetimin për një kundërvajtje afër sheshit “Isa Boletini” në Mitrovicë duke arrestuar dhe pas kësaj kishin njoftuar një njësi policore në detyrë dhe kishin shoqëruar në stacion policor njërin nga pasagjerët e veturës së ndaluar.
Bazuar në hetimet fillestare, hetuesit e IPK-së dyshojnë se njëri nga zyrtarët policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast ka pasur probleme të natyrës personale me qytetarin e arrestuar.

Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit përderisa rasti trajtohet në procedurë të rregullt.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave për këtë rast.

Me respekt;
Divizioni për bashkëpunim dhe informim
Inspektorati Policor i Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Hoxhaj: Ahtisaari do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë dhe popullit tonë
Kryesore

Hoxhaj: Kosova duhet të kthehet aty ku e ka vendin, aleancat me Perëndimin e çojnë në NATO

27/12/2025 - 13:11
Rrahet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Është në luftë për të mos humbur shikimin
Lajme

Rrahet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Është në luftë për të mos humbur shikimin

27/12/2025 - 13:01
Kamishi: Bashkëluftëtari i UÇK-së, ish-deputeti i nderuar i disa legjislaturave,  Gani Koci, sot tregon përvojën personale për keqqeverisjen në shëndetësi
Kryesore

Kamishi: Bashkëluftëtari i UÇK-së, ish-deputeti i nderuar i disa legjislaturave, Gani Koci, sot tregon përvojën personale për keqqeverisjen në shëndetësi

27/12/2025 - 12:51
E denoncoi rrejshëm 17 herë një person kinse ka kryer vepra penale, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
Lajme

Qytetari në Veri kërcënohet me jetë nga një numër i huaj pas hapjes së pompës së derivateve

27/12/2025 - 11:36
Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës
Lajme

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

27/12/2025 - 11:27
Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet
Lajme

Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet

27/12/2025 - 11:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pas suksesit të kompleksit AMINA, Ariani Company vjen me projektin e ri AMINA 2 në Mitrovicë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Zarfi i zi arrin në shtëpi, ja reagimi i Albës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Armatosja e Kosovës, ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë