Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

23/06/2025 - 12:40
në Kryesore, Lajme
A A
Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Irani e ka lëshuar një breshëri raketash dhe dronësh drejt Izraelit të hënën, si dhe i ka paralajmëruar njëkohësisht gjithashtu Shtetet e Bashkuara se ushtria iraniane i ka tani “duart e lira” për t’i sulmuar objektivat amerikane, një ditë pasi SHBA-ja goditi fuqishëm objektet bërthamore të Teheranit.

Izraeli tha se mbrojtja e tij ajrore është duke punuar për t’i frenuar sulmet, të cilat duket se kishin në shënjestër zonat veriore dhe qendrore të vendit, dhe u kërkoi qytetarëve të shkonin në strehimore.

Irani e përshkroi sulmin si një valë të re të operacionit “Premtimi i Vërtetë 3”, duke thënë se po sulmonte qytetet izraelite Haifa dhe Tel Aviv, sipas televizionit shtetëror iranian.

Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme.

Sulmi ndodhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara u përfshinë drejtpërdrejt në luftën e Izraelit kundër Iranit, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane, gjë që ngjalli frikë për një konflikt më të gjerë rajonal.

Irani theksoi se Shtetet e Bashkuara e kanë kaluar “një vijë shumë të kuqe” me vendimin e rrezikshëm për t’i goditur tri objekte me raketa dhe bomba shkatërruese të destinuara për bunkerë.

Të hënën, gjenerali iranian Abdolrahim Mousavi, shefi i shtabit të përbashkët të forcave të armatosura, paralajmëroi Uashingtonin se sulmet amerikane ua kanë mundësuar forcave iraniane të kenë “duar të lira” për të “vepruar kundër interesave të SHBA-së dhe ushtrisë së saj”.

Mousavi e përshkroi sulmin amerikan si shkelje të sovranitetit të Iranit dhe të barasvlershëm me pushtimin e vendit, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA.

Pas sulmeve amerikane ndaj Iranit, nga e gjithë bota erdhën thirrje për shtensionim të konfliktit dhe rikthim në diplomaci për të gjetur një zgjidhje.

FotogaleriPara dhe pas: Qendrat bërthamore të Iranit që u sulmuan nga SHBA-ja
Të hënën, diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se blloku mbetet “shumë i përqendruar në një zgjidhje diplomatike”.

“Shqetësimet për hakmarrje dhe përshkallëzimin e luftës janë të mëdha”, tha Kaja Kallas në fillim të një takimi të ministrave të jashtëm në Bruksel, ku Irani u bë tema kryesore në rendin e ditës.

“Sidomos mbyllja e ngushticës së Hormuzit nga Irani do të ishte diçka jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e mirë për askënd”, tha Kallas, duke iu referuar një rruge të rëndësishme detare për transportin e naftës.

Pas sulmeve të së dielës, zyrtarët iranianë përsëritën kërcënimet e tyre të kahershme për mundësinë e mbylljes së kësaj rruge kyçe detare.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, mbërriti të hënën në Moskë për takim me presidentin rus, Vladimir Putin, një nga aleatët kyç të Iranit.

JU REKOMANDOJMË

Ministria e Bujqësisë del me “sqarim” pasi e hoqi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Drejtorin Bekim Hoxha

Ministria e Bujqësisë del me “sqarim” pasi e hoqi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Drejtorin Bekim Hoxha
29/08/2026 - 12:29

Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga ministri në detyrë, Armend Muja, ka dalë me sqarim për transferimin e Bekim Hoxhës nga pozita e shefit të AUV-it në Agjencinë...

Më shumëDetails

Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën: Misioni po përshtat pozicionimin e tij në veri

Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën: Misioni po përshtat pozicionimin e tij në veri
29/08/2026 - 12:12

Shefi i Shtabit të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral brigade Chad Daniels, ka vizituar pjesëtarët e KFOR-it që veprojnë në Mitrovicë, ku është njohur nga...

Më shumëDetails

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Pas shtyrjes së seancës konstituive, Albin Kurti bën këtë veprim të papritur
29/08/2026 - 12:00

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatave joqeveritare, intelektualë dhe përfaqësues të tjerë nga Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku. Ai...

Më shumëDetails

Lladrovci: Gjithmonë të bashkuar për lirinë, për UÇK-në

Lladrovci: Ndjej keqardhje për dorëheqjen e Mehajt, nuk u gëzova aspak
29/08/2026 - 11:41

Lidhur me Marshin për liri, në përkrahje të liderëve të luftës dhe paqes në Hagë, Ramiz Lladrovci ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në Prishtinë, më 12 shtator....

Më shumëDetails

“Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

Tërnava reagon për bombardimin e spitalit në Gaza: Krim kundër njerëzimit
29/08/2026 - 11:27

Prokuroria Speciale e Kosovës ditë më parë ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, gjersa sipas aktakuzës në telefonin e tij është gjetur një fotografi e titulluar “Top Secret...

Më shumëDetails

Si zakonisht, edhe kësaj radhe testi i Maturës shpërndahet në rrjetet sociale

Testi i Arritshmërisë sërish shpërndahet në internet
29/08/2026 - 11:18

Provimi i Maturës Shtetërore 2026, i cili ka nisur sot në ora 10:00 në 55 qendra testimi në Kosovë, është shpërndarë në rrjetet sociale vetëm pak minuta pas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tërnava reagon për bombardimin e spitalit në Gaza: Krim kundër njerëzimit

    “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nora Istrefi sjell foto joshëse në bikini

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë