Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Irani po lëshon më pak raketa, por po godet më shumë caqe

01/04/2026 - 10:35
në Lajme
A A
Irani po lëshon më pak raketa, por po godet më shumë caqe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në ditën e parë të luftës, Irani gjuajti qindra raketa balistike dhe breshëri masive, që kishin për synim që përmes numrit të madh të tyre të mbingarkonin mbrojtjen ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Shumë prej tyre u rrëzuan.

Që nga 28 shkurti, Teherani ka lëshuar më pak raketa me rreze të shkurtër dhe të gjatë veprimi – mesatarisht disa dhjetëra në ditë. Megjithatë, shkalla e goditjes së tyre është rritur, sipas analistëve ushtarakë që analizojnë të dhëna nga burime të hapura.

Pse?

Kjo është pjesërisht si rezultat i dobësimit të kapaciteteve ushtarake të Iranit nga SHBA-ja dhe Izraeli, por edhe për shkak se Teherani po ruan arsenalin e mbetur dhe po bëhet gjithnjë e më selektiv në objektivat që godet, thanë ekspertët.

“Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit qartazi kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e raketahedhësve të Iranit”, tha Kelly Grieco, hulumtuese e lartë në Qendrën Stimson, institut me seli në Uashington. “Ky dobësim fizik ka gjasa të shpjegojë një pjesë të madhe të ritmit të lëshimeve” të raketave.

“Por, Irani duket se ka bërë po ashtu një zgjedhje të qëllimshme për të ndryshuar strategjinë”, shtoi ajo. “Me kalimin e kohës, Irani është orientuar drejt breshërive më të vogla, por më të sakta, që kanë për cak objektiva specifikë me vlerë më të lartë”.

Këto caqe përfshijnë instalacione kyç ushtarake amerikane dhe sisteme radari në Lindjen e Mesme, infrastrukturën kritike të naftës dhe gazit të aleatëve arabë të SHBA-së në Gjirin Persik, si dhe objekte industriale dhe energjetike në Izrael.

Duke gjuajtur një numër relativisht të vogël raketash, Irani duket se po arrin qëllimet e tij kryesore të luftës – zgjerimin e fushëbetejës, pengimin e ekonomisë botërore dhe imponimin e kostove të drejtpërdrejta ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj.

“Pak raketa”

Eliminimi i arsenalit të madh të raketave balistike të Iranit ka qenë një nga objektivat kryesore të luftës njëmujore, ndërsa SHBA-ja dhe Izraeli kanë goditur rëndë raketahedhësit në tokë dhe rezervat e tyre si dhe depot nëntokësore të raketave në këtë shtet të Lindjes së Mesme.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 26 mars se Irani ka “shumë pak raketa që i kanë mbetur”. Zyrtarë të tjerë amerikanë kanë pretenduar se kapacitetet balistike të Teheranit janë shkatërruar plotësisht.

Zyrtarë izraelitë dhe amerikanë kanë thënë se më shumë se 10.000 objektiva iraniane janë goditur që nga fillimi i sulmeve ajrore.

Uashingtoni ka vënë në pah një rënie prej 90 për qind të lëshimeve të raketave nga Irani që nga fillimi i luftës dhe e ka paraqitur këtë si dëshmi të suksesit të tij në pothuajse eliminimin e plotë të programit raketor të Teheranit.

Izraeli ka deklaruar se të paktën 70 për qind e raketahedhësve dhe rezervave të raketave të Iranit janë shkatërruar që nga fillimi i luftës.

Megjithatë, zhurma e sirenave që paralajmërojnë sulme ajrore janë përditshmëri në gjithë Lindjen e Mesme.

Republika Islamike po gjuan mesatarisht 20 deri në 30 raketa balistike në ditë, sipas analistëve ushtarakë që ndjekin aktivitetin ushtarak të Iranit. Përveç kësaj, vendi vazhdon të lëshojë çdo ditë dhjetëra dronë të lirë, por vdekjeprurës dhe me efekt shkatërrues.

Kjo, sipas ekspertëve, sugjeron se Irani ende ka qasje në raketahedhës dhe stoqe, pavarësisht bombardimeve të rënda nga SHBA-ja dhe Izraeli. Irani po ashtu duket se po shkon gjithnjë e më shumë drejt përdorimit të raketahedhësve mobilë.

Një raport i Reuters-it duket se bie ndesh me pretendimet e SHBA-së dhe Izraelit se arsenali i raketave balistike të Iranit është shkatërruar plotësisht. Kjo agjenci lajmesh citoi burime të saj më 27 mars që thanë se SHBA-ja mundet vetëm të përcaktojë me saktësi vetëm se kanë shkatërruar rreth një të tretën e rezervës të raketave të Teheranit.

Dr. Farzan Sabet, ekspert për Iranin në Institutin Geneva Graduate, tha se Irani ka “investuar në një kapacitet të madh raketash dhe dronësh, i cili është relativisht mirë i shpërndarë, i fortifikuar dhe i fshehur në të gjithë territorin e gjerë dhe terrenin e vështirë të vendit”.

“Ka gjasa që administrata e Trumpit dhe Izraeli e kanë ekzagjeruar se sa shumë i kanë dobësuar kapacitetet balistike dhe të dronëve të Iranit”, tha ai. “Po ashtu, SHBA-ja dhe Izraeli mund të kenë nënvlerësuar rezervat e raketave dhe kapacitetin e raketahedhësve të Iranit”.

Vlerësimet për raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi të Iranit variojnë nga 2.000 deri në 8.000.

“Në raste të tjera, SHBA-ja ose Izraeli po godasin hyrjet e ‘qyteteve nëntokësore të raketave’ të Iranit, duke i bërë ato teknikisht jofunksionale”, shtoi Sabet. “Por, ne e dimë që ushtria iraniane është e trajnuar për të rihapur shpejt hyrjet e këtyre objekteve, duke u mundësuar atyre të ‘rikthejnë’ atë që është llogaritur si humbje e rezervave të raketave dhe kapacitetit të raketahedhësve”.

Caqet me vlerë të lartë

Ndërkaq, pavarësisht dobësimit të arsenalit të tij, shkalla e goditjes së Iranit është rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë luftës, sipas analistëve ushtarakë që analizojnë të dhëna nga burime të hapura.

SHBA-ja dhe aleatët e saj arabë kanë përdorur pengues të avancuar të raketave për të bllokuar breshëritë iraniane. Izraeli është detyruar të kufizojë përdorimin e armëve të tij më të fuqishme mbrojtëse, raportoi The Wall Street Journal, duke e lënë Izraelin më të cenueshëm ndaj sulmeve të mëtejshme iraniane.

Ushtria amerikane ka lëshuar mbi 850 raketa lundruese Tomahawk gjatë luftës, sipas The Washington Post. Vetëm disa qindra raketa të tilla prodhohen çdo vit, gjë që po shkakton shqetësime për furnizimin.

Sipas Responsible Statecraft, një revistë online e lidhur me Institutin Quincy me seli në Uashington, boshllëqet në mbrojtjen ajrore mund të jenë po ashtu rezultat i dështimeve në zbulimin e raketave. Irani ka goditur radarët dhe sensorët që formojnë bazën e rrjetit të mbrojtjes ajrore që e ndajnë SHBA-ja, Izraeli dhe aleatët e Gjirit Persik.

Ekspertët thonë se Irani është bërë po ashtu më selektiv se kur, ku dhe ndaj çfarë objektivi lëshon raketa, duke ruajtur arsenalin e mbetur për objektiva me vlerë të lartë.

Në një shkelje të madhe të mbrojtjes ajrore të SHBA-së, një sulm iranian me raketa dhe dronë goditi bazën ajrore Prince Sultan në Arabinë Saudite më 27 mars, duke plagosur të paktën 12 ushtarë amerikanë dhe duke dëmtuar rëndë të paktën dy aeroplanë të llojit KC-135, që përdoren për të furnizuar me karburante aeroplanë të tjerë.

Më 21 mars, raketat iraniane për herë të parë goditën qytetet Arad dhe Dimona në jug të Izraelit, duke plagosur dhjetëra njerëz. Këto qytete ndodhen pranë një prej instalacioneve kyç të kërkimeve bërthamore dhe një reaktori, dhe është një nga objektivat më të mbrojtur në Izrael.

“Duke përqendruar dronët dhe raketat e saj ndaj infrastrukturës së madhe, si rafineritë, aeroportet dhe objektet energjetike, edhe një goditje nga Irani pranë cakut mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme”, tha Kelly Grieco nga Qendra Stimson.

“Çdo valë e njëpasnjëshme ka prodhuar po ashtu reagime operative që Irani me gjasa po i inkorporon, duke mësuar se cilat trajektore dhe intervale kohe ofrojnë shanset më të mira për depërtim”, shtoi ajo.

Grieco tha se pret që shkalla e goditjes së Iranit të mbetet e qëndrueshme ose të vazhdojë të rritet gradualisht, përveç nëse ndodh një armëpushim ose një ndryshim dramatik i luftës./REL

JU REKOMANDOJMË

Enver Hasani: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese ngushtuan hapësirën e manovrimit politik

01/04/2026 - 12:34

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, njëherësh profesori Enver Hasani në një podcast nga “Betimi për Drejtësi”, tha se vendimet e Kushtetueses kanë ngushtuar hapërisën e manovrimit politik. “Besoj (vendimet...

Më shumëDetails

Trump thotë se SHBA po e shqyrton seriozisht daljen nga NATO: Është tigër prej letre

Trump: Putini mund të jetë duke ndihmuar Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit
01/04/2026 - 12:22

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se po e shqyrton seriozisht nxjerrjen e Shteteve të Bashkuara nga NATO pasi aleatët nuk mbështetën veprimin ushtarak amerikan kundër Iranit, sipas...

Më shumëDetails

Bie çmimi i naftës e rriten tregjet e aksioneve

Bie çmimi i naftës e rriten tregjet e aksioneve
01/04/2026 - 12:12

Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm dhe tregjet e aksioneve janë rritur në mbarë botën të mërkurën, pasi që presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se lufta me Iranin...

Më shumëDetails

Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam
01/04/2026 - 11:06

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka falënderuar edhe njëherë tjetër të gjithë mbështetësit e Kombëtares së Kosovës në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës. Gjatë dekorimit nga presidentja...

Më shumëDetails

Paralajmëron BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Paralajmëron BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon
01/04/2026 - 11:03

BE-ja ka paralajmëruar se çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen së shpejti, edhe nëse lufta me Iranin përfundon, duke përmendur presionin mbi furnizimet me karburant...

Më shumëDetails

LDK-ja kërkon seancë parlamentare për të premten, kjo është arsyeja

Rritja ekonomike, LDK: Me këtë Qeveri, Kosovës i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë e 80 vite mesataren e BE’së
01/04/2026 - 10:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka njoftuar se kanë kërkuar seancë parlamentare për të premten. Kjo seancë është thirrur nga LDK-ja në lidhje me çmimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohet paga e 13-të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Presidenti iranian: Jemi të gatshëm për fund të konfliktit, por vetëm me garancitë e duhura

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Nëse Arda Guler…”, Andin Lokaj me parashikim fantastik për ndeshjen Kosovë – Turqi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë