Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Irlanda shqyrton rritjen e trupave në KFOR

22/10/2026 - 13:18
në Lajme
A A
Irlanda shqyrton rritjen e trupave në KFOR
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Irlanda po shqyrton mundësinë e rritjes së ndjeshme të numrit të ushtarëve që kontribuojnë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, pas përfundimit të misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Liban.

Sipas mediave irlandeze, aktualisht rreth 13 ushtarë irlandezë janë pjesë e KFOR-it. Planifikuesit ushtarakë po shqyrtojnë mundësinë e shtimit të trupave në këtë mision, si dhe në operacionin ushtarak të Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë, Althea, raporton “Irish Times”, transmeton Klankosova.

Diskutimet raportohet se janë ende në fazat fillestare dhe nuk është përcaktuar numri i ushtarëve që mund të angazhohen në këto misione.

Shqyrtimi i mundësisë për rritjen e pranisë ushtarake jashtë vendit vjen pas vendimit për përfundimin gradual të misionit UNIFIL në Libanin Jugor, ku janë të angazhuar më shumë se 300 ushtarë irlandezë. Misioni pritet të nisë tërheqjen e trupave në fillim të vitit të ardhshëm, duke i dhënë fund pranisë gati pesëdekadëshe të Irlandës në këtë rajon.

Përfaqësuesit ushtarakë irlandezë kanë kërkuar që qeveria të identifikojë misione të reja ndërkombëtare ku Forcat e Mbrojtjes mund të kontribuojnë, me qëllim të krijimit të mundësive të reja për personelin dhe ruajtjes së ushtarëve në shërbim.

Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Irlandës, gjenerallejtënant Rossa Mulcahy, ka thënë se përfundimi i misionit në Liban do të paraqesë sfidë për ushtrinë irlandeze, por nuk do të shënojë fundin e angazhimit të saj në misionet jashtë vendit.

Ndërkohë, rritja e mundshme e angazhimit në KFOR dhe në misionin Althea mund të realizohet edhe nëse mbetet në fuqi i ashtuquajturi mekanizëm i trefishtë i miratimit (Triple Lock), pasi të dyja misionet kanë mandat të Kombeve të Bashkuara.

Ky mekanizëm kërkon mandat të OKB-së për pjesëmarrjen e më shumë se 12 ushtarëve irlandezë në misionet paqeruajtëse jashtë vendit. Qeveria irlandeze synon ta shfuqizojë këtë kërkesë, me argumentin se ajo u jep Rusisë dhe Kinës, si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mundësinë për të bllokuar angazhimin e trupave irlandezë.

Ndërkaq, partitë opozitare e konsiderojnë këtë mekanizëm thelbësor për ruajtjen e neutralitetit të Irlandës.

JU REKOMANDOJMË

Merz: Ngecja e dialogut Kosovë-Serbi, pengesë për përparimin e të gjithë rajonit

Merz: Ngecja e dialogut Kosovë-Serbi, pengesë për përparimin e të gjithë rajonit
22/10/2026 - 14:14

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se gjendja aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po i pengon të gjitha palët, duke bërë thirrje...

Më shumëDetails

Në Winterthur të Zvicrës mbahet akademi përkujtimore kushtuar, Abedin Rexhës – “Sandokani”

Në Winterthur të Zvicrës mbahet akademi përkujtimore kushtuar, Abedin Rexhës – “Sandokani”
22/10/2026 - 14:04

Më 24 tetor do të organizohet Akademia Përkujtimore kushtuar heroit të Kosovës, Abedin Rexha- “Sandokadani”, në shënim të përvjetorit të 28-të. Këshilli orgaizativ ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët...

Më shumëDetails

Bajrami: Kurti e VV’ja të kërkojnë falje për autostradën e Gjilanit, gjendja e njëjtë edhe në rrugën për Pejë, Mitrovicë e Podujevë

Bajrami: Kurti e VV’ja të kërkojnë falje për autostradën e Gjilanit, gjendja e njëjtë edhe në rrugën për Pejë, Mitrovicë e Podujevë
22/10/2026 - 14:00

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ka kritikuar qeverinë e vendit, lidhur me autostradën e Gjilanit, por edhe me situatën...

Më shumëDetails

Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë, largojnë stolat e gurit me ftesat e Ramës për dialog

Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë, largojnë stolat e gurit me ftesat e Ramës për dialog
22/10/2026 - 13:50

Pasi qëndruan për rreth dy orë para ambienteve të Parlamentit, një grup protestuesish kanë marshuar përgjatë bulevardit dhe janë ndalur në sheshin para Kryeministrisë. Me të mbërritur aty,...

Më shumëDetails

Vendet e Gjirit Persik po eksportojnë më shumë naftë sesa para luftës me Iranin, të ndihmuara ndjeshëm nga rrugët alternative

Vendet e Gjirit Persik po eksportojnë më shumë naftë sesa para luftës me Iranin, të ndihmuara ndjeshëm nga rrugët alternative
22/10/2026 - 13:46

Në javën që përfundoi më 18 tetor, vendet e Gjirit Persik eksportuan 24,6 milionë fuçi naftë në ditë. Kjo shifër tejkalon nivelin prej 23,3 milionë fuçish të eksportuara...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria

Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria
22/10/2026 - 13:42

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kuvendit po i rikthehet gjallëria, pas diskutimeve për çështje politike dhe me interes publik në seancën e sotme....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gani Geci përfundon në spitalin e Pejës, ja arsyeja!

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë