Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Isa Mustafa: 6 deputetët e LDK mbajtën qëndrim dinjitoz e të drejtë, s’u bënë pjesë e veprimeve që nënshtrojnë partinë

02/09/2026 - 12:36
në Lajme
A A
“Anim i pacipë politik” – Mustafa kritikon Osmanin për datën e zgjedhjeve: Votuesit më 28 dhjetor do ta ndëshkojnë ose shpërblejnë vetveten
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë për Express se qëndrimi i gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos votuar Bekim Sejdiun ëpr President është qëndrim i drejtë, legjitim dhe dinjitoz.Mustafa ka thënë se kjo nuk lidhet me një emër të përveçëm, por me parimin që LDK-ja mos të bëhet pjesë e marrëveshjeve jashtëkushtetuese.“Qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së e konsideroj të drejtë, legjitim dhe dinjitoz. Këtë qëndrim nuk e shoh në relacion me një emër të veçantë për president, por me parimin që të mos bëhen pjesë e marrëveshjes dhe veprimeve jashtëkushtetuese. Veprimeve që e nënshtrojnë LDK-në dhe e bëjnë përgjegjëse për një proces i cili është në përgjegjësi të partisë e cila ka dalë e para në zgjedhje”, ka thënë Mustafa.

Tutje, Mustafa ka folur edhe për votimin e Presidentit, ku tha se kjo çështje iu takon edhe subjekteve të tjera politike, pos VV-së dhe LDK-së.

Ai ka shtuar se deputetë rnuk mund të detyrohen që të votojnë sipas qëndrimeve të forumeve të emëruara nga një individ.

“Prolongimi i konstituimit të Kuvendit përtej kohës së përcaktuar me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese s’mund të përdoret si alibi për gjetjen e një figure konsesuale për President. Konesusi, edhe pse nuk është kategori që e përcakton Kushtetuta do të vlente nëse është vlerë që përfaqëson jo vetëm VV-në e LDK-në por edhe PDK-në, AAK-në dhe deputetët e subjekteve josërbe. Së pari do duhej të ekzistojë pajtueshmëri brënda çdo subjekti politik dhe pastaj ndërmjet subjekteve. Por çdo pajtimi do duhej ti paraprijë konstituimi i Kuvendit. Ndërkaq në qoftë se mendon dikush t’i detyrojë deputetët të votojnë sipas qëndrimeve të forumeve të emëruara nga një individ atëherë bëhet fjalë për mungesë elementare të njohjes së Kushtetutës, të demokracisë së brendshme dhe frymës së Statutit të LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Të martën është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Janina Ymeri, theksuan se nuk e votojnë Bekim Sejdiun për President.

Bajrami dhe Ymeri theksuan se nuk duan t’ia zgjasin jetën pushtetit të Albin Kurtit, ndërsa kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku e konsideroi këtë zhvillim si “hap drejt shkuarjes në zgjedhje”.

JU REKOMANDOJMË

Dosja e tenderit të vagonëve zbulon rrenën e madhe të pushtetit të Kurtit (Dokument)

Dosja e tenderit të vagonëve zbulon rrenën e madhe të pushtetit të Kurtit (Dokument)
02/09/2026 - 12:11

Nëse shpifja do të ishte vepër penale, ministrja Artane Rizvanolli, bashkë me drejtorin e Trainkos-it, Agron Statovcin, në këto momente do të ishin prapa grilave. Dokumentet e siguruara...

Më shumëDetails

Suharekë: Mbi 60 infermierë dyshohet se mbetën pa punë pas përfundimit të angazhimit përmes Caritas

Suharekë: Mbi 60 infermierë dyshohet se mbetën pa punë pas përfundimit të angazhimit përmes Caritas
02/09/2026 - 11:46

Një shqetësim është adresuar në redaksinë e JOQ Kosova lidhur me ndërprerjen e angazhimit të mbi 60 infermierëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe ambulancat e Komunës së...

Më shumëDetails

Abrashi: Marrëveshja me LDK ende është valide, shpresojmë të gjindet zgjidhje në takimin e radhës

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile
02/09/2026 - 11:30

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se për partinë e tij marrëveshja me LDK-në për presidentin është ende valide, pas kundërshtimit të saj nga 6 deputetët e...

Më shumëDetails

Deda: 6 deputetët e LDK-së është dashur në fillim të tregonin që nuk përkrahin marrëveshjen me VV-në!

Deda kritikon partitë kryesore: Po i rikandidoni ata që kanë vjedhë vota, faj ka ky milet që duan me ia nxjerrë sytë njani-tjetrit për ju
02/09/2026 - 11:22

Ish-deputeti dhe analisti, Ilir Deda ka deklaruar se gjashtë deputetët e LDK-së është dashur që në fillim të negociatave të partisë së tyre me LVV-në të tregonin publikisht...

Më shumëDetails

Abdixhiku thotë se “s’ka më diskutime” për emër tjetër për President, Kurti kërkon ritakim për rrugën përpara – të dy i përmendin zgjedhjet

Abdixhiku thotë se “s’ka më diskutime” për emër tjetër për President, Kurti kërkon ritakim për rrugën përpara – të dy i përmendin zgjedhjet
02/09/2026 - 11:12

“Kemi dështuar”. Lumir Abdixhiku e shpalli të pazgjidhshme çështjen e zgjedhjes së Presidentit pasi gjashtë deputetë të LDK-së kundërshtuan kandidaturën e Bekim Sejdiut. Ai i përmendi zgjedhjet e...

Më shumëDetails

Muharremi për Kurtin: Kasapi i LDK-së fitoi me ndihmën e argatëve të tij

Muharremi për Kurtin: Kasapi i LDK-së fitoi me ndihmën e argatëve të tij
02/09/2026 - 11:02

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar situatën e krijuar brenda LDK-së pasi Kurti e Abdixhiku u pajtuan për emrin e Presidentit. Muharremi përmes një postimi në Facebook, duke e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë