Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Isa Mustafa: Osmani veproi drejt me shpërndarjen e Kuvendit

09/03/2026 - 09:24
në Lajme
A A
Isa Mustafa: Osmani veproi drejt me shpërndarjen e Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar se Presidentja Vjosa Osmani, për të “rrallën herë” gjatë mandatit të saj ka vepruar drejt me shpërndarjen e Kuvendit.

“Në këtë rast ndaj bindjen se Presidentja Osmani ka vepruar drejt me shpërndarjen e Kuvendit për të rrallën herë në mandatin e saj”, ka thënë Mustafa për VOX Kosova.

Ish-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thekson se “te ne, Kushtetuta lexohet me syza të ndryshme”, por megjithatë konsideron se “është mirë që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht sulmeve që i bëhen kësaj Gjykate”.

“Unë e shoh se Kushtetuta e përcakton qartë se Presidenti zgjedhet më së largu 30 ditë pa skaduar mandati i Presidentit aktual”, potencon ai, duke i dhënë të drejtë Presidentes për vendimin e saj.

Osmani, të premten, në një konferencë për media, njoftoi se e ka shpërndarë Kuvendin pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Presidentit të enjten, kur ishte edhe afati i fundit për ta zgjedhur të parin e shtetit.

Seanca dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Në sallën ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë – ata të koalicionit qeverisës: Lëvizja Vetëvendosje dhe ata të komuniteteve jo shumicë jo serb – nga 80 sa duhet të marrin pjesë në votim.

Nga VV-ja e kundërshtuan dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Albin Kurti dhe vartësit e tij pretenduan se është antikushtetues dhe kanë thënë se presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Nga ana tjetër, partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – thanë se shpërndarja e Kuvendit është në përputhje me Kushtetutën.

Të premten, Presidentja Osmani, të cilës i kanë mbetur më pak se një muaj në zyrën e Presidencës, thirri në takim krerët e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve të reja.

Nga partitë shqiptare, shkuan të gjithë liderët e partive opozitare – Bedri Hamza i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së. Mungoi vetëm Albin Kurti i VV-së.

JU REKOMANDOJMË

Nagavci: Sot e dërgojmë në Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

KDKA: Nagavci pothuajse një vit pa asnjë takim me Drejtorët Komunalë të Arsimit
09/03/2026 - 11:25

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se sot do ta dërgojnë në Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i shpallur nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani....

Më shumëDetails

“Po të ishte në Turqi do të pushkatohej” – Presidenca e Kosovës i reagon deklaratës skandaloze të Halil Gecit për Vjosa Osmanin

“Po të ishte në Turqi do të pushkatohej” – Presidenca e Kosovës i reagon deklaratës skandaloze të Halil Gecit për Vjosa Osmanin
09/03/2026 - 11:09

Presidenca e Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e Halil Gecit , i cili në një postim e ka quajtur “tradhtare” dhe ka përmendur fjalën “pushkatim”. Në reagimin...

Më shumëDetails

Kraki: Kjo tema e tokave të Manastirit në Deçan është arma më e lodhtë që mundesh me ia drejtu Albin Kurtit

Kraki optimist: Pres të kemi më shumë se 50 deputetë në Kuvend
09/03/2026 - 10:52

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar për çështjen e tokave të Manastiri i Deçanit në Deçan, duke thënë se akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti për këtë...

Më shumëDetails

Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim, kërkon reagim urgjent të drejtësisë

Osmani flet me partitë për president që e zgjedh direkt populli: Duhen ndryshime kushtetuese, s’është e pamundur
09/03/2026 - 10:30

Presidenca e Republikës së Kosovës ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së përdorur në debatet politike ku është bërë thirrje për “pushkatim” të Vjosa Osmani, duke e cilësuar këtë...

Më shumëDetails

Tërmet në Turqi, kaq ishte magnituda

Tërmet në Shqipëri, epiqendra
09/03/2026 - 10:05

Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë qytetit Merkezefendi në Turkey. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja kishte një thellësi prej rreth...

Më shumëDetails

“24 hektarë për hatër të tij”, Rashiq: Gabova, i kam ngatërruar dy ngjarje, bëra permutacion të fjalëve të Kurtit

Sherifi për Kurtin: Erdhi Dita me kërku shpëtim nga BE-ja nëpërmjet Serbisë
09/03/2026 - 09:48

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka deklaruar se ka bërë ngatërresë kur ka thënë se Albin Kurti vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Ndërtonte në kundërshtim me ligjin, Inspektorati i Punës gjobit rëndë biznesmenin Astrit Çitaku, që njihet për afërsinë ne Sami Lushtakun pas vizitës ‘misterioze’ në Libi

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Eskalon situata në Podujevë, kërset boksi në një furrë buke (Video)

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Drama për presidentin: Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

    377 Shpërndaje
    Shpërndaje 151 Tweet 94
  • Isa Mustafa: Ata që e kërkojnë kthimin e Osmanit në LDK janë më shumë eksponentë të VV-së brenda LDK-së

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë