Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-drejtori i Emergjencave në Leposaviq, Valton Peci i ‘padëshiruar’ në garë, Kurti ia refuzon kandidaturën për deputet

08/12/2025 - 10:13
në Lajme
A A
Ish-drejtori i Emergjencave në Leposaviq, Valton Peci i ‘padëshiruar’ në garë, Kurti ia refuzon kandidaturën për deputet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Valton Peci, zyrtar i stafit politik i zv. Ministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, njëherit ish-drejtori i Emergjencave në Leposaviq dhe aktivisti i kahershëm i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ka mbetur jashtë listës së Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë, njofton Mitropol.

Ai nuk arriti të bëhet i dëshiruar për liderin e partisë, Albin Kurtin, sa për ta futur në listën për deputetë, përkundër entuziazmit të madh që pati ditëve të fundit me shpresën se do i futej garës, pasi mori “aminin” e degës në Mitrovicë.

Peci nuk është krejt i panjohur për publikun. Ai është protagonist i njërës prej videove të skandaleve brenda Komunës së Leposaviqit të publikuara nga Gazeta Nacionale gjatë vitit të kaluar. Aty ai shihet teksa i tregon punëtorëve shqiptarë e serbë se Hetemi atë ditë kishte njoftuar se s’kanë mbledhje, andaj mund të largoheshin nga puna edhe pa e përfunduar orarin zyrtar e zyrtarët shihen teksa po pinin raki.

Në videot e tjera nga Komuna, shiheshin sjellje të çuditshme të punëtorëve të komunës së Leposaviqit, e cila udhëhiqej nga kryetari Lulzim Hetemi. Punonjësit kapeshin me njëri-tjetrin, bënin lëvizje të çuditshme, e krejt kjo nëpër zyrat e komunës. Ata zgjedhnin mënyra të tjera për të kaluar kohën e lirë, dikush madje luante edhe Counter Strike.

Në videot e publikuara, në momentet e relaksit ku pihej raki, në zyre shihej i pranishëm edhe drejtori Peci, gjersa shefja e kabinetit të eprorit të tyre, cakronte gotat.

Valton Peci në zgjedhjet lokale të vitit 2021 ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për anëtar të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, por për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave nuk kishte arritur të zgjedhet, por megjithatë, ky rezultat dëshpërues nuk ia trembi syrin Pecit që të kërkonte nga Kurti t’i futej garës për deputet.

Por, duket se rezultati i vitit 2021 kishte rëndësi për Kurtin dhe udhëheqësinë e VV-së, andaj e lanë Pecin jashtë listës që u publikua mbrëmë pas mesnate./Mitropol/

JU REKOMANDOJMË

Ish kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të VV’së për deputetë
Lajme

Ish kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të VV’së për deputetë

08/12/2025 - 11:01
Ymeri krahason çmimin e rrymës me veriun: Ne e paguajmë importin e nacionalizmat e Kurtit, ata veç energjinë
Lajme

Ymeri krahason çmimin e rrymës me veriun: Ne e paguajmë importin e nacionalizmat e Kurtit, ata veç energjinë

08/12/2025 - 10:45
Gashi: Vetëvendosje ka plan për bllokimin e institucioneve
Kryesore

Prej numrit 14, në 23: Pse LDK-ja e uli edhe më poshtë Arben Gashin në listën për deputetë?

08/12/2025 - 10:09
Peshkatari që gjeti trupin e 9-vejçares: E pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Lajme

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda, 40-vjeçari nga Kosova arrestohet në Kukës

08/12/2025 - 10:06
Andin Hoti kandidat për deputet me Lëvizjen Vetëvendosje, radhitet lart me numër nga partia e Kurtit
Kryesore

Andin Hoti kandidat për deputet me Lëvizjen Vetëvendosje, radhitet lart me numër nga partia e Kurtit

08/12/2025 - 09:45
Ministria e Hajdarit edhe me një njoftim para protestës: Shkeljet e Kushtetutës nuk janë çështje “teknike”
Lajme

Rozetës nuk ia lë shenjë aktakuza për dallavere me rezervën, Kurti e rendit me numër 21

08/12/2025 - 09:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Në vend që t’i mbikëqyrë sponsorizimet klubeve, Drejtori i MKRS-së u pagua për këto marrëveshje 4,500 euro nga FC Vushtrria (Dokument)

    Skandal: Në vend që t’i mbikëqyrë sponsorizimet klubeve, Drejtori i MKRS-së u pagua për këto marrëveshje 4,500 euro nga FC Vushtrria (Dokument)

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Lista zgjedhore e PDK-së nis me Hamzën e përfundon me Tahirin

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Çka po ndodh? Fatmir Limaj fton konferencë “të jashtëzakonshme” për media

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Kjo është dhjetëshja e parë e listës së PDK-së

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bajrami telefonon në studio Pandurin për një deklaratë të shkëputur të saj: “Mos krijo narracion të VV-së”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë