Rep-artistja argjentinase 18-vjeçare, Nicki Nicole, e cila ka qenë në lidhje me yllin e Barcelonës, 19-vjeçarin Lamine Yamal, ka bërë një rrëfim të papritur gjatë një interviste të fundit, duke pranuar se lidhja e saj me futbollistin spanjoll kishte qenë e motivuar nga interesi për karrierën e saj muzikore.
Ajo deklaroi hapur se kishte hyrë në këtë romancë vitin e kaluar vetëm për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të rritur popullaritetin e saj, pavarësisht se pretendon se kishte ndjenja për të në atë periudhë, transmeton IndeksOnline.
“Të jem e sinqertë, më duhet ta pranoj këtë. Nuk më intereson nëse bëhet virale apo nëse marr reagime negative. U lidha me Laminen vitin e kaluar vetëm sepse doja më shumë vëmendje mbi emrin tim për të rritur karrierën time muzikore. Edhe pse ishim bashkë, nuk bëmë asgjë seksuale në shtrat, por prapë e doja në atë kohë. Jam e lumtur për të dhe Inés, dhe thjesht shpresoj që ajo të mos jetë duke e përdorur siç bëra unë”, u shpreh Nicki Nicole.
Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke vënë sërish në qendër të vëmendjes jetën private të talentit të Barcelonës.














