Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pasi sot ish-kandidati i VV-së për deputet, Mentor Hyseni, është emëruar drejtor në Administratën Tatimore të Kosovës.
Ai ka bërë me dije se ky veprim është një kapje e radhës nga VV-ja.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka rikujtuar sloganin e VV-së për zgjedhjet e vitit 2021.
“Shkojmë me kapjen e radhës. Krejt dhe drejt!”, ka shkruar Mushkolaj.