Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish kryetari i degës së LDK-së, Hysni Gerguri dhe ish asamblisti Adnan Lahu dalin kundër Xhafer Tahirit për koalicion me VV-në

20/10/2025 - 14:57
në Lajme
A A
Ish kryetari i degës së LDK-së, Hysni Gerguri dhe ish asamblisti Adnan Lahu dalin kundër Xhafer Tahirit për koalicion me VV-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion mes Xhafer Tahirit dhe VV-së në Vushtrri, po vazhdojnë reagimet dhe distancimet e figurave të fuqishme të kësaj dege të LDK-së.

Në mesin e personaliteteve të LDK-së që janë disntancuar nga ky veprim dhe që e kanë kundërshtuar, janë edhe ish kryetari i degës, doktor Hysni Gerguri dhe ish drejtori e ish asamblisti Adnan Lahu.

Gerguri përmes një reagimi publik ka thënë se veprimi i Xhafer Tahirit është në kundërshtim me organet e partisë dhe me statutin e LDK-së.

Po ashtu edhe Adnan Lahu ka dalë kundër, duke e shpërndarë komunikatën e LDK-së që thotë se veprimi i Xhafer Tahirit është individual dhe nuk ka vlerë për këtë parti.

Reagimi i Hysni Gerguri:

Si ish kryetar shumëvjeqar i Degës dhe Kryetar Nderi i Degës së LDK-së në Vushtrri, ndjej detyrim moral dhe politik të shpreh qëndrimin tim lidhur me veprimet e fundit të kryetarit aktual të degës, i cili ka ndërmarrë hapa për krijimin e një koalicioni pa konsultuar organet e partisë dhe në kundërshtim me statutin e LDK-së.

Ky veprim, përveçse bie ndesh me frymën institucionale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dëmton parimet e demokracisë së brendshme dhe respektin ndaj strukturave legjitime të partisë.
Sot edhe qendra e LDK-së reagoi qartë duke mos e mbështetur një veprim të tillë, gjë që e bën edhe më të domosdoshme kthimin në rrugën e rregullt statutare.

Dje, kryetari i degës ka ftuar në takim vetëm asambleistët e zgjedhur, duke i lënë anash strukturat e tjera të partisë dhe organet e saj legjitime. Edhe më shqetësuese është fakti se, sipas informatave të konfirmuara, të pranishmit janë vënë në lajthitje me pretendimin se ky takim dhe vendimi për bashkëpunim politik kanë marrë aprovimin nga qendra e LDK-së gjë që sot u demantua qartë nga vetë qendra, e cila nuk e mbështet një veprim të tillë.

Megjithatë, pavarësisht mospajtimeve, unë si ish-kryetar dhe si anëtar që kam dhënë shumë për këtë degë, bëj thirrje për unitet, maturi dhe kthim te vlerat që e kanë bërë LDK-në shtëpi të përbashkët të të gjithë atyre që besojnë në demokraci, ligj dhe përgjegjësi.
Koha është për reflektim dhe bashkim, jo për ndarje.

LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh, dhe vetëm përmes respektimit të statutit dhe vendimmarrjes së përbashkët mund ta ruajmë forcën dhe besimin e qytetarëve.

Dr.Hysni Gërguri
Ish-Kryetar i Degës
Kryetar Nderi i Degës së LDK-së në Vushtrri

JU REKOMANDOJMË

Kurti 3 në pikëpyetje: Afati afrohet, shenja nuk ka – në LVV nuk përgjigjen mbi ecurinë e negociatave
Lajme

Kurti 3 në pikëpyetje: Afati afrohet, shenja nuk ka – në LVV nuk përgjigjen mbi ecurinë e negociatave

20/10/2025 - 17:58
Jashari takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
Kryesore

Jashari takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

20/10/2025 - 17:45
Vjedhja e bizhuterive në Muzeun e Luvrit, çfarë do të ndodhë me xhevahiret e Napoleonit?
Lajme

Vjedhja e bizhuterive në Muzeun e Luvrit, çfarë do të ndodhë me xhevahiret e Napoleonit?

20/10/2025 - 17:39
Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes
Kryesore

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

20/10/2025 - 17:36
Shqiptarët kryesojnë në 16 komuna në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut
Lajme

Shqiptarët kryesojnë në 16 komuna në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

20/10/2025 - 17:27
“LDK është shtëpi e përbashkët”, Krasniqi kërkon unitet pas zhvillimeve në Vushtrri
Lajme

“LDK është shtëpi e përbashkët”, Krasniqi kërkon unitet pas zhvillimeve në Vushtrri

20/10/2025 - 17:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    875 Shpërndaje
    Shpërndaje 350 Tweet 219
  • Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Numërohen 50% e votave nga Diaspora në Obiliq, Halil Thaçi po e mposht Xhafer Gashin

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Përfundon numërimi në Pejë, ky është rezultati

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Xhafer Tahiri lidh koalicion “individual” me VV-në, Sekretariati i Lumir Abdixhikun e kundërshton (Foto/sms)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë