Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-ministri britanik: Njohja e Kosovës nga Kenia është një vendim i mençur, sundimi serb nuk do të kthehet më

30/03/2025 - 16:33
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-ministri britanik: Njohja e Kosovës nga Kenia është një vendim i mençur, sundimi serb nuk do të kthehet më
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, e ka cilësuar si një vendim të mençur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia, duke e vlerësuar atë si një hap në përputhje me qëndrimet e demokracive kryesore botërore.

Në një postim në platformën X, ai ka reaguar ndaj kritikave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur atë një “kukull të Putinit” dhe duke theksuar se sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më.

“Një lëvizje e mençur nga Presidenti kenian William Ruto për të njohur Kosovën, në linjë me të gjitha ekonomitë kryesore demokratike. Kukulla e Putinit, lideri serb Vuçiq, bërtet, por Kenia, si Kosova, e di çfarë do të thotë të jesh një koloni. Sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më”, ka shkruar ai.

MacShane ka qenë një nga mbështetësit e pavarësisë së Kosovës që nga fillimi, duke kritikuar vazhdimisht politikën e Serbisë ndaj Kosovës dhe ndikimin e Rusisë në rajon.

Ai ka theksuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se njohja nga shtete të tjera tregon se komuniteti ndërkombëtar po e konsolidon këtë realitet.

Kujtojmë se para disa ditësh, presidenti i Kenias, William Ruto, konfirmoi se vendi i tij ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu një nga shtetet e fundit që e ka marrë këtë vendim.

Njohja e Kosovës nga Kenia ka ngjallur reagime të ashpra në Serbi, ndërsa presidenti Vuçiq ka deklaruar se do të ndërmarrë hapa diplomatikë për të kundërshtuar këtë vendim.

JU REKOMANDOJMË

Kur pritet lirimi i naftës? Ekonomisti tregon se kur pritet të ndodhë kjo!

Ulet çmimi i naftës
09/04/2026 - 09:12

Eksperti i ekonomisë, Kushtrim Ajvazi ka folur lidhur me lëvizjen e çmimeve të naftës. Ai tha se nëse vazhdon stabilizimi i çmimit të tregut global të derivateve, atëherë...

Më shumëDetails

Anëtari i KQZ’së, Cakolli: Osmani bëri shkelje, çështja mund të përfundojë në Kushtetuese, me Haxhiun situata mund të komplikohet

Anëtari i KQZ’së, Cakolli: Osmani bëri shkelje, çështja mund të përfundojë në Kushtetuese, me Haxhiun situata mund të komplikohet
09/04/2026 - 09:09

Derisa ka mbetur edhe pak kohë për emërimin e anëtarit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dilema kryesore vazhdon të mbetet nëse ky post duhet t’i...

Më shumëDetails

Delegacioni i Iranit niset për në Pakistan për “bisedimet e paqes” me ShBA

Delegacioni i Iranit niset për në Pakistan për “bisedimet e paqes” me ShBA
09/04/2026 - 09:03

Një delegacion iranian po shkon sot në Pakistan për të filluar negociatat me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës, ka konfirmuar ambasadori i Iranit në Pakistan. Ata do...

Më shumëDetails

Hamiti: Askush nuk mori përgjegjësi për sanksionet financiare të BE-së, tash po kërkojnë merita për heqjen e tyre

Hamiti: Në kohën kur punët e Kosovës po shkojnë keq e më keq, pushtetarët flasin për suksese
09/04/2026 - 09:00

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar pushtetarët për ngarendjen rreth meritave për heqjen e sanksioneve të BE-së. Ai ka bërë me dije se askush prej...

Më shumëDetails

Joseph: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte gabim i rëndë

Joseph: Vuçiqi u mund nga Osmani, ishte e pritshme
09/04/2026 - 08:44

Eksperti amerikan Edward P. Joseph ka paralajmëruar se një tërheqje e mundshme e trupave amerikane nga KFOR do të përbënte një gabim serioz me pasoja për stabilitetin në...

Më shumëDetails

Habit Soni Malaj: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

Habit Soni Malaj: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
09/04/2026 - 08:25

Këngëtarja e njohur shqiptare Soni Malaj, aktualisht pjesë e spektaklit “Ferma VIP 3”, ka surprizuar publikun me disa rrëfime të sinqerta nga jeta e saj personale, gjatë një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, zbulohen detaje të reja arrestohet edhe një person!

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Çmimi i naftës, ja çka thotë ministrja Kusari-Lila?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ndërron jetë lideri i ri suprem i Iranit, konfirmohet nga ushtria amerikane

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Demolohet Posta e Kosovës në Vushtrri – dera thyhet, alarmet shkatërrohen, dyshime për hyrje me çelës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë