Ish-ministri i sportit të Rumanisë, Edurd Novak, shprehu xhelozi për përparimin e Kosovës në futboll, duke thënë se një vend i vogël si Kosova po i jep leksione kombëtares rumune.
Novak theksoi se investimet dhe besimi te lojtarët kanë sjellë sukses për “Dardanët”, që janë vetëm një hap larg kualifikimit në Kupën e Botës.
“Ne vetëm kërkojmë falje por këto kërkim falje nuk i fshehin rezultatet e dobëta për mos-kualifikim në Kupën e Botës. Për 20 vite kërkojmë falje nga tifozët dhe kjo nuk po na ndihmon”.
“Një shtet i vogël si Kosova po na jep leksione futbolli. Kjo e ka vetëm një shpjegim, kanë investuar në lojtarët e tyre”.












