Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish ministrja Ahmetaj: Dialogu është sjell në raporte ndërpersonale Kurti-Lajçak – vazhdimi i sanksioneve fatkeqësi për qytetarët

19/09/2023 - 14:55
në Lajme
A A
Ish ministrja Ahmetaj: Dialogu është sjell në raporte ndërpersonale Kurti-Lajçak – vazhdimi i sanksioneve fatkeqësi për qytetarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar emisarin Miroslav Lajçak për koordinim me Vuçiqin për dialogun Kosovë-Serbi dhe anshmëri të tij duke e përkrahur shtetin serb.

Lidhur me këtë, BE ka thënë se nuk i komenton akuzat e pabaza, ndërsa DASH-i ka vlerësuar përpjekjet e palodhura të Miroslav Lajçakut, në dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa, BE ka kërkuar sot që palët të nisin zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të raporteve, të formohet Asociacioni pa parakushte dhe të mbahen zgjedhjet në veri.

Për dialogun në këtë fazë, deklaratat e Kurtit, BE-së e DASH-it, për Gazeta Blic ka folur ish ministrja e integrimeve, Mimoza Ahmetaj.

Ajo thotë se dialogu është sjell në raporte ndërpersonale dhe jo institucionale ndërshtetërore në mes të dy shteteve dhe ndërmjetësuesit, që thotë se kjo flet për gjendjen psikologjike të Kurtit i gjendur nën sanksione nga Evropa, SHBA dhe bota demokratike.

“Dialogu Kosovë – Serbi në vend se të zhvillohet në raporte institucionale ndërshtetërore në mes të dy shteteve dhe të facilituar/ndihmuar nga BE, është sjell në raporte ndërpersonale, pra, Kurti negocion me Lajçakun dhe jo Kosova me Serbinë. Rrjedhimisht me logjikën e Kurtit, BE nga një ndërmjetësues/lehtësues është shndërruar në individ (Lajçaku) që e “bllokon”, “saboton” Kosovën dhe “bashkëpunon” me Serbinë. Kjo më tepër sesa për Lajçakun dhe këdo tjetër, flet për gjendjen psikologjike të Kurtit i gjendur nën sanksione nga Evropa, SHBA dhe bota demokratike, dhe në pamundësi të manovrimit, kapjes së institucioneve dhe manipulimit brenda në vend”, thotë ajo për Gazeta Blic.

Sipas ish ministres, qëndrimi i BE-së për zgjedhje në veri është në harmoni me qëndrimin e ekspertëve ligjorë në Kosovë.

“Qëndrimi i BE-së që komunat duhet të shkojnë në zgjedhje dhe jo që kryetarët të ndërrohen me nënshkrimet e mbledhura nga qytetarët është në harmoni me qëndrimin e ekspertëve ligjorë në Kosovë dhe interpretuesve të Kushtetutës së Kosovës, që në vazhdimësi e kemi dëgjuar. Insistimi i Kurtit që kryetarët të ndryshohen përmes nënshkrimeve të mbledhura më tepër sesa për katër komunat në veri ka të bëjë me mundësinë që ky vendim në të ardhmen do t’ia jepte Kurtit mundësinë që me nënshkrime të manipuluara të qytetarëve të ndërhynin në votën e drejtë të qytetarëve. Pra, rasti i humbjeve të zgjedhjeve lokale në të gjitha komunat në Kosovë (përveç tri komunave), një vit pas zgjedhjeve nacionale e konfirmon këtë tezë”, vlerëson Ahmetaj.

Sa i përket sanksioneve, ajo potencon se ato duket se do të vazhdojnë dhe këtë po e vuajnë qytetarët, e këtë e konfirmon edhe fakti që presidenti Osmani u ftua nga SP i NATO në takim në vend të kryeministrit.

“Sanksionet ndaj Kurtit po duket që do të vazhdojnë, ndërkohë që fatkeqësisht qytetarët e Kosovës janë duke i vuajtur këto masa. Fakti që SP i NATO-s e ftoi znj.Osmani në takim në Bruksel në vend të shefit të ekzekutivit, si dhe që marrëveshja e ndihmave nga SHBA u nënshkrua nga ajo dhe jo nga Kurti (ekzekutivi) e konfirmon gjendjen e tillë”, deklaron ish ministrja e integrimeve, Mimoza Ahmetaj.

JU REKOMANDOJMË

Kurti për takimin me zyrtarin e lartë amerikan: E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së
Kryesore

Kurti për takimin me zyrtarin e lartë amerikan: E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së

13/07/2025 - 10:34
Arrestohet një 44-vjeçar në Han të Elezit, tentoi të fuste në Kosovë mbi 16 mijë franga false
Lajme

Arrestohet një 44-vjeçar në Han të Elezit, tentoi të fuste në Kosovë mbi 16 mijë franga false

13/07/2025 - 10:18
Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
Lajme

Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë

13/07/2025 - 10:01
U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
Lajme

Vajza që ishte shpallur e zhdukur gjendet në një banesë me dy persona, rasti po hetohet!

13/07/2025 - 09:36
Maqedonci: FSK ishte e gatshme për ndërhyrje më 24 shtator nëse do të na kërkonte KFOR dhe NATO
Lajme

Maqedonci: Lufta e UÇK-së ishte e lavdishme, por shoqëria dhe politikanët nuk e promovuan mjaftueshëm

13/07/2025 - 09:20
Ng’ërçi politik në Kosovë rrezikon të thellojë krizën buxhetore
Kryesore

IKD: Katër institucione të pavarura janë jofunksionale, Kuvendi i bllokuar po rrezikon shtetin dhe të drejtat e qytetarëve

13/07/2025 - 09:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    239 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë