Pas humbje së Kosovës me rezultat 2:0 në ndeshjen e futbollit me Rumaninë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, ka reaguar edhe deputeti dhe ish nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, i cili thotë se kombëtarja e Kosovës është shëndrruar në autoshkollë për trajnerët e huaj amatorë.
Haxhiu ka kritikuar edhe kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, për të cilin ka thënë se ka disa precedent penal, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Bekim Haxhiu:
Kombëtarja e Kosovës është shëndrruar në autoshkollë për trajnerët e huaj amatorë!
Respekt për lojtarët që në dy ndeshje dhanë maksimumin në fushë.
Kur e ke kryetarin e FFK-së me disa precedent penal, edhe në raste kur fyhet SHTETI sikur sonte në Rumani dhe ndërprehet loja 1 orë, të tjerët i detyrojnë lojtarët tonë me vazhdu lojën.
Mjaft është mjaft!