Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të hënën del para gjykatës në Beograd, reagon MPJD

08/06/2025 - 22:27
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të hënën del para gjykatës në Beograd, reagon MPJD
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu, është ndaluar nga autoritetet serbe më 7 qershor 2025, rreth orës 09:00, në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Sipas MPJD-së, Spahiu po udhëtonte me autobus së bashku me familjen, gjatë kthimit të tij nga Austria drejt Kosovës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ndalimin, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka dorëzuar një kërkesë zyrtare tek autoritetet serbe, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

“Kërkesa ka pasur për qëllim konfirmimin e ndalimit, ofrimin e sqarimeve mbi bazën ligjore të tij, si dhe informimin mbi vendndodhjen dhe gjendjen aktuale të z. Spahiu”, thuhet në përgjigjen e zyrtares së MPJD-së, Qendresa Fazliu.

Spahiu po mbahet aktualisht në Qendrën e Paraburgimit në Kanjizha, në rajonin e Vojvodinës.

Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd është në kontakt të vazhdueshëm me bashkëshorten e tij dhe po ndjek nga afër zhvillimet.

Ai pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake më 9 qershor, në ora 09:00, në Gjykatën Komunale të Kikindës.

MPJD ka njoftuar gjithashtu se ka informuar edhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Beograd lidhur me ndalimin, dhe se do të vazhdojë të ndjekë rastin përmes kanaleve diplomatike, duke mbajtur të informuara institucionet relevante dhe partnerët ndërkombëtarë.

JU REKOMANDOJMË

Dronët godasin rezervuarin e karburantit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit

Dronët godasin rezervuarin e karburantit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit
25/03/2026 - 12:18

Një zjarr shpërtheu në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit pasi dronët goditën një rezervuar karburanti, sipas autoritetit të aviacionit civil të vendit. Sulmi rezultoi në dëme materiale, por deri...

Më shumëDetails

Pacolli emëron Bajram Kafexhollin u.d. të Sekretarit të Përgjithshëm në ministri

Pacolli emëron Bajram Kafexhollin u.d. të Sekretarit të Përgjithshëm në ministri
25/03/2026 - 12:16

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ftore Pacolli, ka marrë vendim për emërimin e ushtruesit të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm. Ajo ka bërë me dije se në...

Më shumëDetails

Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltosëse

Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltosëse
25/03/2026 - 11:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në javët e fundit puna e saj është përballur me një fushatë baltosëse që, sipas saj, nuk ka të bëjë...

Më shumëDetails

Presidentja Osmani deklarohet për kërkesën në Kushtetuese

Osmani: Kuvendi është i konstituuar plotësisht, shpresoj të kemi sa më parë një qeveri me mandat të plotë
25/03/2026 - 11:52

Vjosa Osmani ka shpjeguar arsyet pse i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarim rreth emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Presidentja në largim...

Më shumëDetails

“Gjithë të mirat Kosovë”, ambasadori i BE’së publikon fotografi nga aeroporti pasi përfundoi mandatin

“Gjithë të mirat Kosovë”, ambasadori i BE’së publikon fotografi nga aeroporti pasi përfundoi mandatin
25/03/2026 - 11:42

Aivo Orav, diplomati estonez, që shërbeu si ambasador i BE-së në Kosovë, ka publikuar një fotografi lamtumirëse nga aeroporti i Prishtinës pas përfundimit të mandatit. “Gjithë të mirat...

Më shumëDetails

Tenderi mbi 300 mijë euro – aktakuzë kundër një biznesmeni dhe një zyrtari publik

Tenderi mbi 300 mijë euro – aktakuzë kundër një biznesmeni dhe një zyrtari publik
25/03/2026 - 11:26

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj përfaqësuesit të kompanive ndërtimore Multi Business Group dhe Art Project, Jeton Bytyqi, për mashtrim në prokurim publik. Përpos Bytyqit, Prokuroria...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë