Derisa ishte duke e kryer punën e tij një gazetar kanoset nga një person, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Në njoftimin e policisë thuhet se gazetari ishte duke xhiruar një video, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 19.05.2026, 15:50. Ankuesi m/k gazetar ka raportuar se deri sa ishte duke xhiruar një video në lidhje me punën e tij ishte kanosur nga një person i panjohur. Në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari m/k dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.












