Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Iu hoqën 743 vota, Haliti: E ka bërë dikush që ka pasur qejf të bëhem deputet

19/01/2026 - 19:32
në Kryesore, Lajme
A A
Iu hoqën 743 vota, Haliti: E ka bërë dikush që ka pasur qejf të bëhem deputet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk e di se kush ia ka shtuar 743 votat të cilat iu hoqën pas procesit të rinumërimit. Haliti ka thënë se me siguri është dikush që ka pasur dëshirë që ta shoh Halitin si deputet.

Haliti në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka thënë se gjithmonë ka pasur abuzime me votat.

banner
“Varësisht se kur kanë ndodhur zgjedhjet dhe varësisht në cilat rajone, mendoj që ka pasur gjithmonë abuzime. E kam ngritë publikisht në media e parlament por iu ka konvenuar kështu me mundësi shtesë dhe me prioritet të veçantë për një kategori kandidatësh. Nuk e di. Me siguri dikush që ka pas qejf që unë të bëhem deputet. Nuk mendoj që m’i ka dhënë dikush votat që nuk më respekton e nuk më do. Eventualisht, nëse ka pasur synim të na nxjerrë qeveria keq në këtë variant, sepse kjo nuk është mirë”, ka thënë Haliti

Haliti ka deklaruar se nuk e njeh asnjë komisioner në Prizren se nuk mendon që ka qenë aksidentale që ia kanë shtuar votat por që nuk e di pse ka ndodhur.

Kandidatët nuk i numërojnë votat. Unë nuk e njoh asnjë komisioner në Prizren, asnjë. Në fushatë dy ose tri herë kam qenë në tubime por nuk e njoh asnjë komisioner në Prizren. Nuk kam mundur të ndërhyjë. Nuk e besoj se është aksidentale por nuk e di pse m’i kanë shtuar këto vota”, ka deklaruar mes tjerash Haliti.

Deputeti i zgjedhur i PDK-së ka ngritur dyshime se e tërë kjo është skenar i Qeverisë së Kosovë në mënyrë që të shtyhen afatet rrjedhëse e të shtohet pastaj presioni ndaj opozitës për ta votuar qoftë edhe pa marrëveshje presidentin/en.

“Përderisa diskutohet tani se rinumërimi i votave do të bëhet deri në mesin e shkurtit dhe pastaj fillon debati për çështjen e presidentit, do të thotë që ka një interesim që të zvarritet çështja e konsitutimit të kuvendit e zgjedhjes së qeverisë. Kur të përafrohet zgjedhja e kandidatit për president, të ketë mundësi të shtohet presioni ndaj partive opozitare që të hyhet në koalicion ose për ta votuar me një marrëveshje ose pa marrëveshje kandidatin për president a presidente. Dyshoj që është një ndër skenarët e qeverisë. E mësuam tashmë këtë lojë”, ka thënë Haliti.

Haliti ka thënë se si parti, nuk ka qenë të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, mirëpo ai theksoi se nuk mund të fajësohet kryetari i kësaj partie Bedri Hamza sepse ai e mori vonë këtë pozitë. Sipas tij, përgjegjësia mbetet në proces dhe siç potencon “e dijmë për secilën njësi organizative sa ka punuar e vepruar”.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj kritikon BE-në: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave strategjike

Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO
23/03/2026 - 12:13

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në Beograd, deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter. Hoxhaj ka...

Më shumëDetails

Vdes e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Vdes e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë
23/03/2026 - 11:59

Ka vdekur edhe A.G, e dyshuara për vrasjen në fshatin Majac të Pocujevës. A.G. ka vdekur në QKUK, i tha gazetës një burim nga qendra spitalore. Më herët...

Më shumëDetails

Abdixhiku përkujton veprimtarët mitrovicas Latif Berisha dhe Agim Hajrizi në 27-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe

Abdixhiku përkujton veprimtarët mitrovicas Latif Berisha dhe Agim Hajrizi në 27-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe
23/03/2026 - 11:27

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar sot Latif Berishën dhe Agim Hajrizin  në 27-vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe, raporton GazetaBlic. Abdixhiku...

Më shumëDetails

Avokati: Nëse s’ka asnjë vendim nga Kushtetuesja deri më 31 mars, nënkuptohet mundësia e zbatimit të dekretit të presidentes

Avokati: Nëse s’ka asnjë vendim nga Kushtetuesja deri më 31 mars, nënkuptohet mundësia e zbatimit të dekretit të presidentes
23/03/2026 - 11:00

Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar se, duke qenë se masa pezulluese është e vlefshme deri më 31 mars, Gjykata Kushtetuese duhet të marrë vendim para kësaj date, raporton...

Më shumëDetails

Profil: Lumturije Vuçetaj, gruaja e vetme kryeprokurore në Kosovë, po lufton me sukses krimin në Dukagjin

Profil: Lumturije Vuçetaj, gruaja e vetme kryeprokurore në Kosovë, po lufton me sukses krimin në Dukagjin
23/03/2026 - 10:05

Është grua por kjo nuk e ndalon që t’i thotë STOP krimit në rajonin e Dukagjinit. Lumturije Vuçetaj pozitën si kryeprokurore e mori në janar të 2025-ës dhe...

Më shumëDetails

Papa i kërkon Donald Trumpit t’i japë fund luftës

Papa i kërkon Donald Trumpit t’i japë fund luftës
23/03/2026 - 09:37

Papa Leoni XIV shprehu këtë të dielë shqetësim të thellë për luftën e vazhdueshme në mbarë botën. Kreu i Kishës Katolike përsëriti thirrjen për armëpushim të menjëhershëm, ndërsa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    669 Shpërndaje
    Shpërndaje 268 Tweet 167
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    219 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë