Klodian Mihaj është shfaqur në një story të publikuar nga Elijona, ku dyshja pozon së bashku brenda një makine duke bërë shenjën e paqes.
Në mbishkrimin e fotos lexohet: “Sonte kena fest”, ndërsa Elijona ka etiketuar Klodianin dhe ka shtuar shprehjen: ”@klodianmihaj is back”.
Storyja ka ngjallur reagime te ndjekësit, të cilët po e komentojnë si një rikthim të Klodianit në rrjetet sociale. Megjithatë, as Klodiani dhe as Elijona nuk kanë dhënë ndonjë sqarim shtesë lidhur me postimin./Indeksonline/












