Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Izraeli paralajmëron Hezbollahun kundër përfshirjes në konflikt

20/06/2025 - 11:42
në Lajme
A A
Izraeli paralajmëron Hezbollahun kundër përfshirjes në konflikt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar grupin libanez Hezbollah që të jetë i kujdesshëm, duke shtuar se durimi i Izraelit ndaj “terroristëve” që e kërcënojnë është shteruar.

Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.

Kreu i Hezbollahut, Naim Qassemi, tha një ditë më parë se grupi libanez do të veprojë si ta vlerësojë, në dritë të asaj që e quajti “agresion brutal izraelito-amerikan” kundër Iranit.

Në një deklaratë tjetër të bërë javën e kaluar, Hezbollahu nuk bëri ndonjë zotim të qartë lidhur me bashkimin me Iranin në konfliktin kundër Izraelit.

Ky grup libanez bën pjesë në të ashtuquajturin “Bosht i Rezistencës” – një rrjet i bashkëpunëtorëve rajonalë të Iranit, ku përfshihen grupe milicie, por edhe Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Hezbollahu dhe Izraeli zhvilluan një luftë njëvjeçare, që përfundoi me një armëpushim të arritur në nëntor të vitit të kaluar. Por, pavarësisht armëpushimit, Izraeli vazhdon të kryejë sulme ndaj caqeve të Hezbollahut në Liban.

Ndryshe, Izraeli nisi sulmet kundër Iranit më 13 qershor, duke rritur frikën për përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Izraeli ka thënë se fushata ushtarake synon ta parandalojë Iranin që të ketë armë bërthamore. Irani menjëherë është kundërpërgjigjur me sulme raketore dhe me dronë, ndërsa vazhdimisht ka hedhur poshtë pretendimet se synon të ketë armë bërthamore. Teherani ka thënë se programi i tij bërthamor është për qëllime civile./REL/

JU REKOMANDOJMË

“Nuk kam qenë normal”: Kajtazi ndan një parashikim të vetin për Kurtin në 2020
Lajme

Kajtazi: Kurti arriti ta bankrotojë ndërmarrjen më të rëndësishme të Kosovës

20/06/2025 - 14:57
Pezullohet përkohësisht vendimi që ndalonte regjistrimin e automjeteve me gjoba
Lajme

Pezullohet përkohësisht vendimi që ndalonte regjistrimin e automjeteve me gjoba

20/06/2025 - 14:51
Serbia i merr mjetet nga Plani i Rritjes, Kosova ende jo
Ekonomi

Serbia i merr mjetet nga Plani i Rritjes, Kosova ende jo

20/06/2025 - 14:48
Pasi u bë publik plani për t’i ndërtuar dy urat mbi Ibër, Komandanti i KFOR-it takon Sveçlën e Krasniqin
Kryesore

Pasi u bë publik plani për t’i ndërtuar dy urat mbi Ibër, Komandanti i KFOR-it takon Sveçlën e Krasniqin

20/06/2025 - 14:39
Bashkëshorti i asamblistes së VV-së që mbështeste Rozeta Hajdarin, rehatohet me pozitë në MINT
Lajme

Bashkëshorti i asamblistes së VV-së që mbështeste Rozeta Hajdarin, rehatohet me pozitë në MINT

20/06/2025 - 14:34
Rikthehet në operim njësia A3 e termocentralit “Kosova A”
Lajme

E PAPRECEDENTË: Për herë të parë në 25 vite, Kosova zero prodhim të energjisë elektrike

20/06/2025 - 14:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Raketa balistike iraniane godet rrokaqiell në Tel Aviv, banorët kërkojnë ndërhyrje amerikane ndaj Iranit

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta, AAK nuk e kalon pragun

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • AAK drejt fundosjes politike, sipas sondazhit të UBO Consulting nuk e kalon pragun

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë