Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Izraeli s’do të pranojë forca të armatosura turke në Gaza, thotë kryediplomati Saar

27/10/2025 - 22:27
në Lajme
A A
Izraeli s’do të pranojë forca të armatosura turke në Gaza, thotë kryediplomati Saar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Izraeli nuk do ta pranojë praninë e forcave të armatosura turke në Gaza si pjesë e një plani të Shteteve të Bashkuara për t’u dhënë fund luftimeve në enklavën palestineze, tha të hënën ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar.

Plani i presidentit amerikan, Donald Trump, përfshin një forcë ndërkombëtare në Gaza për ta ndihmuar garantimin e armëpushimit të brishtë, i cili filloi muajin e kaluar, duke u dhënë fund dy vjetëve luftë mes Izraelit dhe Hamasit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse vendet arabe dhe shtete e tjera do të jenë të gatshme që të angazhojnë trupa për këtë forcë ndërkombëtare. “Shtetet që dëshirojnë ose që janë të gatshme për të dërguar forca të armatosura duhet të jenë të paktën të drejta ndaj Izraelit” – tha Saar në një konferencë për gazetarë në Budapest.

Marrëdhëniet dikur të ngrohta mes Turqisë dhe Izraelit janë përkeqësuar në masë drastike gjatë luftës në Gaza. Presidenti turk, Rexhep Erdogan, e ka kritikuar ashpër fushatën shkatërruese ajrore e tokësore izraelite në enklavën e vogël palestineze.

“Turqia, e udhëhequr nga Erdogani, udhëhoqi një qasje armiqësore kundër Izraelit” – tha ministri Saar, duke folur krahas homologut hungarez, Peter Szijjarto. “Prandaj, nuk është e arsyeshme për ne që t’i lëmë forcat e tyre të armatosura që të hyjnë në Rripin e Gazës dhe ne nuk do të pajtohemi me këtë dhe ua kemi thënë këtë miqve tanë amerikanë” – shtoi ai.

Përderisa administrata e Trumpit e ka përjashtuar dërgimin e ushtarëve amerikanë në Rripin e Gazës, ajo ka zhvilluar bisedime me Indonezinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, Katarin, Turqinë dhe Azerbajxhanin për të kontribuuar në forcën shumëkombëshe.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, la të kuptohej se kundërshtonte fuqishëm çfarëdo roli të forcave turke të sigurisë në Gaza. Të dielën, ai tha se Izraeli do të vendosë se cilat forca të huaja do të lejohen në Gaza.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, gjatë një vizite në Izrael me qëllim të mbështetjes së armëpushimit, tha të premten se forca ndërkombëtare duhet të përbëhet nga “shtete me të cilat Izraeli është rehat”. Ai nuk e komentoi përfshirjen e mundshme të forcave turke.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet pronari i kompanisë “Valoni Titan”, Naser Deliu nga Skenderaj – punëtori i lëndohet në vendin e punës në Gjilan
Kryesore

Arrestohet pronari i kompanisë “Valoni Titan”, Naser Deliu nga Skenderaj – punëtori i lëndohet në vendin e punës në Gjilan

27/10/2025 - 23:24
Në këto zona do të bie borë nesër në Kosovë
Lajme

Në këto zona do të bie borë nesër në Kosovë

27/10/2025 - 23:00
Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë
Lajme

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

27/10/2025 - 22:51
Çitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti
Lajme

Çitaku: Pesë vitet e Kurtit në pushtet ishin izolim, varfërim e ikje masive të qytetarëve tanë

27/10/2025 - 22:03
A ka vend për Ramiz Lladrovcin në PDK? Memli Krasniqi jep përgjigjen
Lajme

A ka vend për Ramiz Lladrovcin në PDK? Memli Krasniqi jep përgjigjen

27/10/2025 - 21:49
Fyerjet e militantëve të VV-së ndaj Selimit, reagon hoxhë Musliu: Kur Shqipja luftoi në moshë të re, ju pinit kafe me jugosllavë në Prishtinë
Kryesore

Mulla Osmani ‘denoncon’ padrejtësinë ndaj vajzës së tij: Aplikoi në Ministri të Mbrojtjes për psikologe klinike

27/10/2025 - 21:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta dërgoni emrin e mandatarit te presidentja? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    Albin Kurti sot mban konferencë për media

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Për çka dyshohet se mori ryshfet prokurori Shala, publikohet biseda

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Arrestohet pronari i kompanisë “Valoni Titan”, Naser Deliu nga Skenderaj – punëtori i lëndohet në vendin e punës në Gjilan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Publikohen 8 pikat e marrëveshjes mes LDK-së e PDK-së në Fushë Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Hoxha përmbys logjikën e Gashit për Fatmir Limajn: Simbol i korrupsionit e ne e takuam 5-6 herë, i ofruam shpërlarje…

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë