Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ja kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin e administrimit të drejtësisë

15/11/2026 - 08:57
në Kryesore, Lajme
A A
Apeli i Speciales ua lejon Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit nga 7 mijë fjalë për ankesat ndaj aktgjykimit dënues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pasnesër me 17 nëntor pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në gjykimin për administrim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Aktgjykimi ëshët caktuar për në orën 10:00 të së martës.

Në këtë proces gjyqësor, përveç Thaçit, të akuzuar janë edhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Sipas aktakuzës së konfirmuar më 29 nëntor 2024, Thaçi dhe të tjerët akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte.

Në aktakuzë pretendohet se, gjatë periudhës 12 prill – 2 nëntor 2023, Thaçi u kishte dhënë Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, si dhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e tyre.

Prokuroria pretendon gjithashtu se Thaçi kishte bashkërenduar tri grupe të veçanta, me qëllim të ndikimit në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin për krime lufte.

Ndaj Thaçit janë ngritur tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, katër për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër për mosbindje ndaj gjykatës.

Smakajt, Kilajt dhe Fazliut u janë ngritur nga dy akuza secilit, ndërsa ndaj Kuçit dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Në kuadër të kërkesës për dënim, Prokuroria ka kërkuar që Thaçi të dënohet me gjashtë vjet burgim. Ajo ka kërkuar gjithashtu që koha e kaluar në paraburgim të mos i llogaritet në dënimin e mundshëm.

Ish-presidenti, Thaçi më 16 shtator të këtij viti u dënua me 25 vjet burgim në rastin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

JU REKOMANDOJMË

Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
15/11/2026 - 08:39

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, ditën e djeshme rreth orës 17;00, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Në vendin e ngjarjes kanë...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti sot me diell dhe me vranësira
15/11/2026 - 08:09

Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit por i ftohtë. Gradualisht gjatë ditës pritet të arrijë një tjetër sistem i paqëndrueshëm, i...

Më shumëDetails

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici
14/11/2026 - 23:02

Një mosmarrëveshje për 400 euro ka përfunduar në Polici mes dy familjarëve në Lipjan. Sipas raportimit të Sinjalit, bëhet fjalë për M.G., 68-vjeçar, dhe L.G., 47-vjeçare, të cilët...

Më shumëDetails

Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër Vitisë: Fëmijët tanë kanë nevojë të marrin frymë

Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër Vitisë: Fëmijët tanë kanë nevojë të marrin frymë
14/11/2026 - 22:27

Një nënë e një vajze, që vuan nga fibroza cistike, i ka drejtuar një letër publike ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes së cilës kërkon sigurimin e terapisë...

Më shumëDetails

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e librat, por nostalgjinë nuk mundëm t’ua heqim

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e librat, por nostalgjinë nuk mundëm t’ua heqim
14/11/2026 - 22:03

Në një reagim në rrjetin social Facebook, ku ka kujtuar rrugëtimin historik të Kosovës, rolin e liderëve dhe sakrificat për liri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),...

Më shumëDetails

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
14/11/2026 - 21:35

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin për ndikimin e Ibrahim Rugovës në zhvillimet në Kosovë gjatë dhe pas viteve ’90, ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë