Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Selmanaj thotë se përkundër kërkesave të mëdha nga anëtarsia, kësaj radhe ka vendosur që të mos jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.
Ky, sipas tij, nuk është vendim kundër LDK-së, por është vendim për të ruajtur dinjitetin politik dhe për të mos lejuar që kontributi politik matet me standarde të momentit apo nevoja të përkohshme.











