Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jakaj: Nëse nuk veprohet për ndryshimin e Ligjit të Pagave, IKD do të iniciojë padi

25/01/2025 - 12:02
në Kryesore, Lajme
A A
Jakaj: Nëse nuk veprohet për ndryshimin e Ligjit të Pagave, IKD do të iniciojë padi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hulumtuesi i IKD-së, Naim Jakaj paralajmëroi se, nëse institucionet nuk ndërmarrin veprime konkrete për ndryshimin e Ligjit të Pagave, atëherë Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të nisë padi.

“IKD do të iniciojë padi në emër të 84 mijë shërbyesve civilë të prekur nga kjo situatë”, tha ai.

Deklaratat e Jakajt u bënë gjatë një tryeze të organizuar nga SBAShK-u dhe Qendra Amerikane e Solidaritetit, ku u diskutuan sfidat kryesore që prekin punëtorët dhe sindikatat në Kosovë. Mosmiratimin e ndryshimeve në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, IKD e kishte cilësuar si shpërfillje të Gjykatës Kushtetuese, shkelje të Kushtetutës dhe cenim të të drejtave në shtesë të pagës sipas përvojës për shërbyesit civilë.

Kjo ka bërë që mijëra punonjës të sektorit publik të mbeten pa benefite që iu takojnë me ligj.

“Një tjetër çështje që kemi trajtuar me seriozitet është mosinicimi i Ligjit për Pagat, pavarësisht Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që obligon Qeverinë dhe Kuvendin ta miratojnë atë me 1 gusht 2024. Ky mosveprim jo vetëm që cenon të drejtat sociale dhe ekonomike të mijëra shërbyesve civilë, por krijon precedent të rrezikshëm për mosrespektimin e sundimit të ligjit”, deklaroi Jakaj, duke theksuar se kjo situatë po krijon paqartësi dhe pasiguri për një kategori të gjerë punonjësish.

Përveç Ligjit për Pagat, Jakaj vuri në pah edhe nevojën për zgjidhjen e çështjeve të tjera të rëndësishme.

Ai theksoi mungesën e kontratave kolektive, duke shtuar se kjo pengon punëtorët të mbrojnë të drejtat e tyre në mënyrë të organizuar.Një tjetër problem që u ngrit ishte mosfunksionalizimi i Këshillit Ekonomiko-Social, i cili duhet të shërbejë si platformë për dialog ndërmjet qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve.“Zgjidhja e këtyre çështjeve është esenciale për të përmirësuar mirëqenien e punonjësve dhe për të garantuar një sistem që respekton të drejtat dhe obligimet ligjore”, përfundoi Jakaj.Përveç Ligjit për Pagat, Jakaj ngriti shqetësimin për mungesën e kontratave kolektive dhe mosfunksionalizimin e Këshillit Ekonomiko-Social, duke theksuar se këto probleme thellojnë krizën sociale dhe ekonomike në vend.Jakaj theksoi rëndësinë e avancimit të të drejtave sindikale dhe sociale në Kosovë.

Ai deklaroi se në një shoqëri demokratike, dialogu social dhe përfaqësimi i punëtorëve janë thelbësore për ndërtimin e një mjedisi pune të drejtë dhe të sigurt.

Jakaj foli për bashkëpunimin e ngushtë të IKD-së me BSPK-në dhe SBAShK-un, duke përmendur publikimin e “Doracakut për shpalljen e grevës së ligjshme” në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punës, më 30 prill 2024. Ai tha se ky dokument ka shërbyer si udhëzues për sindikatat dhe ka inkurajuar dialogun social si një mjet të rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.Një tjetër çështje që Jakaj nguli këmbë ishte mosplotësimi i pozitat për sindikatat në Bordin e Fondit të Kursimeve Pensionale, që ka dëmtuar të drejtën e punëtorëve për të qenë të përfaqësuar në proceset vendimmarrëse.Në fund, Jakaj u shpreh për angazhimin e IKD-së në mbështetje të qytetarëve dhe sindikatave për të siguruar të drejtat sociale, drejtësi dhe sundimin e ligjit në Kosovë./EO/.

JU REKOMANDOJMË

Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

Aksident mes 8 automjeteve në Zhur të Prizrenit, tre persona të lënduar

17/09/2025 - 17:58
Veterani i UÇK-së që jeton në Austri nuk harron Kosovën, dhuron dy shtëpi për nevojtarët
Lajme

Veterani i UÇK-së që jeton në Austri nuk harron Kosovën, dhuron dy shtëpi për nevojtarët

17/09/2025 - 17:47
Williams thotë se Thaçi e respektoi Bukoshin, por Surroi kishte thënë diçka tjetër
Lajme

Williams mohon se ka dijeni për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren

17/09/2025 - 17:39
Williams thotë se Thaçi e respektoi Bukoshin, por Surroi kishte thënë diçka tjetër
Kryesore

Williams thotë se Thaçi e respektoi Bukoshin, por Surroi kishte thënë diçka tjetër

17/09/2025 - 17:27
Lushi: Albin Kurti dhe VV-ja po punojnë me ngulm të prishin familjen
Lajme

Lushi: Ata që po habiten se pse UÇK-ja s`paska qenë si ushtria amerikane, po harrojnë se familjet tyre nuk iu bashkuan UÇK-së

17/09/2025 - 17:15
Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën
Lajme

Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

17/09/2025 - 17:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë