Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jakup Krasniqit iu bën 15 vite në burg, djali i tij: Nuk është e lehtë, ai më lehtë e ka pasur ta pranojë burgun e Jugosllavisë

16/07/2025 - 09:48
në Lajme
A A
Jakup Krasniqit iu bën 15 vite në burg, djali i tij: Nuk është e lehtë, ai më lehtë e ka pasur ta pranojë burgun e Jugosllavisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka ndarë një rrëfim të thellë dhe personal lidhur me përvojat e babait të tij, Jakup Krasniqi, i cili ka kaluar më shumë se një dekadë e gjysmë të jetës në burgje, përfshirë edhe periudhën aktuale në paraburgim në Hagë.

Gjatë një interviste, Altini foli për sakrificat e familjes së tij, me theks të veçantë mbi përkushtimin e babait ndaj kauzës së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ai kujtoi se në vitin 1981, Jakup Krasniqi – i cili më vonë do të bëhej zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – ishte dënuar fillimisht me 14 vjet burgim nga autoritetet jugosllave.

Më pas, në një aktgjykim të dytë, dënimi iu rrit në 15 vjet, për shkak të deklaratës së tij të hapur: “Unë nuk jam jugosllav, jam shqiptar.”

Nga ajo periudhë, Krasniqi vuajti 10 vjet, 3 muaj e 18 ditë dënim në qelitë e atëhershme.

Altin Krasniqi theksoi se babai i tij ka kaluar tashmë 15 vjet gjithsej në burgje – përfshirë edhe kohën që po kalon aktualisht në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ku po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Për të, më e lehtë ka qenë të pranojë burgun e Jugosllavisë, sepse e ka ditur që po kundërshtonte një sistem shtypës dhe po luftonte për lirinë e popullit të vet”, u shpreh Altini, duke shtuar se vuajtja është më e rëndë kur ajo vjen nga një sistem që vetë është ndërtuar mbi sakrificën për liri dhe drejtësi.

Ai gjithashtu potencoi se përgjegjësia për krimet e luftës dhe gjenocidin në Kosovë është e qartë dhe duhet të adresohet: “Dihet mirë se kush ka kryer krime dhe gjenocid në Kosovë – është Serbia.”

Kujtojmë se Jakup Krasniqi, përveçse pjesë e strukturave politike dhe ushtarake të UÇK-së, ka mbajtur poste të larta shtetërore pas luftës, përfshirë edhe detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Kurti shfaqet në ishullin grek – s’dihet a do të kthehet nesër për seancën e 48-të me radhë
Kryesore

Kurti shfaqet në ishullin grek – s’dihet a do të kthehet nesër për seancën e 48-të me radhë

16/07/2025 - 20:35
Van Dijk dhe De Jong largohen nga grumbullimi me Holandën, mungojnë ndaj Bosnjës
Lajme

Mosnjohja e vendimit të Supremes, Kryeziu: Kjo s’është më ndikim apo presion – është nxitje për anarki

16/07/2025 - 20:16
Zogaj: Pas disa orëve besoj se prapë vazhdojmë me seancën
Lajme

Zogaj: Supremja e vërtetoi se Qeveria po merr vendime jashtëligjshëm, prokuroria të marrë masa

16/07/2025 - 20:06
Haradinaj për Specialen: Ky trup gjykues ka mision politik me dënu UÇK-në
Lajme

Haradinaj për Specialen: Ky trup gjykues ka mision politik me dënu UÇK-në

16/07/2025 - 19:57
Krasniqi: “S’kam inat me Serbinë, por me UDB-ashët tanë që i kemi në çdo institucion!”
Lajme

Krasniqi: “S’kam inat me Serbinë, por me UDB-ashët tanë që i kemi në çdo institucion!”

16/07/2025 - 19:19
Kica Xhelili: LVV-ja do t’i marrë 51 mandate përmes manipulimit, nuk do t’i lëmë!
Lajme

Kica-Xhelili: A po iu duket gjithçka e pakuptimtë? Ky është pikërisht qëllimi i pushtetit të Kurtit

16/07/2025 - 19:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • E rëndë: Ky është 25 vjeçari që ra nga lartësia e hotel “Grand”

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vendimi i madh: Gjykata Speciale sot shpall vendimin për kërkesën që të rrëzohen disa prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • I vendosen shiritat pompës e derivateve Kastrati, policia në vendngjarje (Foto)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Po argëtoheshin në shtëpi private me muzikë të lartë” – përplasje mes policëve të trafikut dhe një eprori të lartë, në mesin e tyre edhe deputeti i PDK-së e biznesmeni i njohur

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë