Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka pretenduar se Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje po fsheh certifikatat e grurit nga Serbia.
Ymeri me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se shumica dërrmuese e grurit që po qarkullon në Kosovë është nga Serbia, shkruan Insajderi.
“Nga institucionet dhe dikasteret që kontrolloni, vetëm brenda një muaji kanë kaluar mbi 1 milion e 600 mijë kilogramë grurë me një kontroll të pjesshëm prej vetëm 2 kilogramësh. Shumica dërrmuese e grurit, nga Serbia”, deklaroi ajo.
Sipas saj, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari po fsheh certifikatat nga gruri.
“Aflatoksina vjen pikërisht nga drithërat, edhe misri para së gjithash përdoret si ushqim për kafshë, që e bart aflatoksinën në qumësht. Pse keni pranuar grurë serb me tonelata dhe sot është zhduk Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë për çertifikata që kërkohen me ligj?!”, deklaroi ndër të tjera ajo.












