Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka ngritur shqetësime edhe për gjendjen në arsimin e Kosovës, duke thënë se sindikata kishte kërkuar takim me ministrin e Arsimit, Hajrrulla Çeku, për të diskutuar çështjet kryesore që prekin sistemin arsimor, por sipas tij, nuk kanë marrë përgjigje.
‘’Ne i kemi bërë dy kërkesa ministrit të Arsimit, Hajrrulla Çekut para se të mbaheshin zgjedhjet e fundit, nuk na është përgjigjur e as ftuar në takim. Qëllimi ishte për të biseduar për të gjitha çështjet që janë në arsimin e Kosovës, për tekstet, për kontratën kolektive, për kushtet në punë sepse nuk janë kushtet ato që duhet të jenë. Shkollat tona, shumica prej tyre nuk i ngjajnë shekullit XXI sepse ende punohet me shkumës e shpuza, nuk është bërë shumë në dixhitalizimin e shkollave’’, ka deklaruar Jasharaj për Front Online.












