Andy Byron, drejtori ekzekutiv i Astronomer, i cili u kap në kamera në një koncert të Coldplay duke përqafuar drejtoreshen e Burimeve Njerëzore të kompanisë së tij, ka dhënë dorëheqjen.
Astronomer njoftoi këtë veprim në një njoftim për shtyp të shtunën në mëngjes, duke thënë se kompania është e përkushtuar ndaj vlerave të caktuara dhe pret që udhëheqësit e saj të përmbushin standardet e saj të sjelljes dhe llogaridhënies.
“Andy Byron ka paraqitur dorëheqjen e tij dhe Bordi i Drejtorëve e ka pranuar. Bordi do të fillojë kërkimin për drejtorin tonë të ardhshëm Ekzekutiv, ndërsa bashkëthemeluesi dhe drejtori i Produkteve Pete DeJoy vazhdon të shërbejë si drejtor i përkohshëm ekzekutiv”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Byron dhe Kristin Cabot pushtuan rrjetet sociale dhe mediat, sidomos për faktin se të dy kanë partnerë të tjerë në jetët e tyre dhe kishin arsyetuar udhëtimin kinse si një udhëtim pune.