Bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga ana e kunatit të saj, Jeton Sylaj është sjellur nën masa të rrepta në Gjykatën Themelore në Pejë.
Ai ka injoruar gazetarët në pyetjen nëse ngjarje ishte planifikuar nga ana e tij.
Theksojmë se Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur dyshime të bazuara mirë se Jeton Sylaj ka kryer veprën penale “Kanosja” ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arlinda Zekaj.
Në dosjen e siguruar nga Klankosova.tv, fokusi kryesor bie mbi deklaratën e vetë të dyshuarit, i cili para prokurorit ka pranuar fjalët kërcënuese ndaj ish-gruas, por është arsyetuar se këtë e ka bërë në mbrojtje të djalit të tyre 12-vjeçar.
Sipas shkresave të lëndës, rasti fillimisht ishte iniciuar më 10 korrik 2026, kur e dëmtuara kishte denoncuar Sylajn për dhunë në familje dhe kanosje. Fillimisht, në stacionin policor më 14 korrik, i dyshuari kishte zgjedhur të mbrohej në heshtje, duke deklaruar se do t’i paraqiste faktet vetëm para prokurorit të shtetit.

















