Njësite të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, po realizojnë aksionin për kapjen e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt.
Më herët u raportua që Sylaj është lokalizuar në malet e Becit të Gjakovës, nga ku po negocion dy kushte me policinë, për dorëzimin e tij.
Bëhet fjalë për takimin dhe bisedimin me familjarët e tij, si dhe dorëzimin te njësiti FIT.
Familjarët e tij tashmë janë nisur në drejtim të Becit, sakaq arrestimi i tij është çështje minutash.
Por, si arriti Alberti deri në Bec?
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se ai kishte shkuar në Gjakovë për të marrë veturën e motrës së tij, për të realizuar arratinë.
Aty hasi në rezistencë, gjë që i prishi planet.
Motra dhe dhëndrri i tij nuk i bënë zgjidhje, prandaj ai mori rrugën malore, për t’i ikur syrit publik dhe për t’u fshehur.
















