Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jo ekonomia, por Remzia e Mihrija

21/07/2022 - 22:18
në Opinione
A A
Nevoja për “armikun kujdestar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një shoqëri ka rënë në hall për t’i dhënë përgjigje “dilemës së madhe” nëse ka të drejtë Remzia a Mihrija për ftesat në fejesat e dasmat e djemve. Një shoqëri po preokupohet me këtë “çështje madhore”, ndërkohë që problemet reale shtohen e zgjidhjet që ofrohen janë të pakta.

Imer Mushkolaj

Debati më i madh ditët e fundit në Kosovë nuk është për rritjen e çmimeve, as për idetë e qeverisë për t’iu krijuar mundësi punësimi të papunëve, as për krizën energjetike që pritet të rikthehet në dimër. Shoqëria po merret me një çështje shumë më të rëndësishme – po merret me dy këngëtare, Remzie Osmanin e Mihrije Brahën, nëse ato e kanë ftuar njëra-tjetrën në fejesat e martesat e djemve.

Një shoqëri ka rënë në hall për t’i dhënë përgjigje “dilemës së madhe” nëse ka të drejtë Remzia apo Mihrija. Një shoqëri po preokupohet me këtë “çështje madhore” që ka zënë vend tash sa kohë në media dhe në rrjete sociale.

Debati estradesk ka eklipsuar diskutimet për probleme reale të shoqërisë. Çmimet e produkteve dhe të shërbimeve vazhdojnë të rriten, ashtu si dhe kriza sociale e ekonomike. Por, këto shqetësime janë të parëndësishme përballë ftesës në fejesat dhe dasmat e djemve të këngëtareve.

Në mes të këtyre muhabeteve, qeveria mori vendim që të subvencionojë bizneset që iu ofrojnë punë atyre që dëshirojnë të punojnë, respektivisht familjeve që nuk kanë asnjë të punësuar. Ideja është që qytetarë që marrin ndihmë sociale, të integrohen në tregun e punës. Por, problem po del të jetë mungesa e vullnetit të një pjese të këtyre personave për të punuar. Në vend që të shfrytëzojnë mundësinë për t’u punësuar, ata po zgjedhin të marrin ndihmë sociale. Ndërkohë që qeveritarët po vazhdojnë të përsëritin se kanë krijuar rreth 25 mijë vende të reja pune, të dhënat statistikore nuk e konfirmojnë një gjë të tillë. E mijëra të tjerë po largohen ose janë në pritje për të ikur nga Kosova.

* * *

Debatin Remzie-Mihrije e kanë shoqëruar edhe ankesat e kosovarëve për çmime të larta në bregdetin shqiptar. Nuk ka ditë që në rrjetet sociale nuk publikohen fatura nga hotelet e restorantet e vendeve bregdetare shqiptare, nëpërmjet të cilave shfaqen ankesa për çmimet e pijeve, ushqimit dhe akomodimit.

Në kohën kur janë rritur çmimet thuajse të secilit produkt e shërbim, s’është aspak e çuditshme që çmimet t’i kenë ngritur edhe hotelet e restorantet në Shqipëri. Andaj, ankesat e kosovarëve nuk është se janë plotësisht të arsyeshme.

Pushimet verore janë çështje mundësie, jo domosdoshmërie. Pra, ata që kanë mundësi shkojnë në pushim, të tjerët rrinë në shtëpi ose gjejnë alternative të tjera. Nuk ekziston asnjë rregull që thotë se gjithsesi, pa çare, duhet shkuar të gjithë në pushim.

Andaj, ankesat për çmime, përveç çështje këndvështrimi, janë edhe çështje mundësie. Tekefundit, në radhë të parë pushimet janë punë qejfi, e jo mbijetese. Siç është rasti i çmimeve të larta për produktet bazike, për të cilat qeveria ka paralajmëruar të ndërmarrë masa ligjore.

Megjithatë, në çmendurinë e shtrenjtimit të jetesës, masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme. Aq më pak kur ato merren me vonesë, pasi pasojat e situatës së vështirë i vuajnë qytetarët.

Përtej analizimit dhe “diagnozës” së gjendjes, qeveria duhet të veprojë seriozisht që ta bëjë më të lehtë jetën e kosovarëve. Nuk ka asnjë arsye që një gjë e tillë të mos ndodh, siç nuk ka asnjë arsye që vendimet të mos merren në kohë optimale.

* * *

Nëse për zgjidhjen e çështjes Remzie-Mihrije ka ide e propozime, kështu nuk po vepron qeveria me plot probleme që i janë grumbulluar – që nga kriza ekonomike e veteranët, deri te kriza energjetike dhe grevat e paralajmëruara në arsim.

Propaganda qeveritare po del të jetë më e madhe sesa punët që janë kryer. Natyrisht, për dështimet “fajtorë kujdestarë” janë gazetarët dhe mediat.

Kështu, një deputete e shumicës parlamentare kërkoi në Kuvend që institucionet të marrin masa ndaj mediave, duke u përpjekur që ta citojë pjesërisht një rezolutë të Parlamentit Evropian. Por, ajo foli vetëm atë që deshi ta nxjerr në sipërfaqe, por nuk përmendi pjesë të tjera të rezolutës që ia kujtojnë qeverisë se çfarë duhet të bëjë, në mënyrë që të përmirësohet gjendja sa i përket gazetarëve dhe mediave.

E kur deputetë e qeveritarë hapin debat për mediat, qasja ndaj mediave rëndom është si ndaj dofarë armiqve të qeverisë. Njëfarë paranoje e pashpjegueshme për të fajësuar gazetarët për çfarëdo që nuk shkon mirë. Njëfarë paranoje se të gjithë ua kanë inati.

Sidoqoftë, deri sa të pushojë debati rreth Remzies e Mihrijes, zor se tema të tjera mund të dalin në sipërfaqe. Njerëzit duket të jenë të prirë më shumë që të merren me të tilla muhabete, sesa me probleme që ua nxijnë jetën. Me to duhet të merret qeveria e 51 përqindëshit.

JU REKOMANDOJMË

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

11/07/2025 - 12:29
Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë: Palca e kombit tashmë i ka falur ata…
Lajme

“Blloku i Keq” s’fillon e s’mbaron me Nazim Bllacën!

11/07/2025 - 10:19
KINOSTUDIO KOSOVA E RE
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

09/07/2025 - 20:32
Tirania e shumicës, mësime nga Tocqueville për krizën e Kosovës
Opinione

Tirania e shumicës, mësime nga Tocqueville për krizën e Kosovës

07/07/2025 - 13:49
KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    229 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 57
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë