Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Joseph: Në Shqipëri ka rënë pluralizmi politik

03/12/2025 - 12:12
në Lajme
A A
Joseph: Vuçiqi u mund nga Osmani, ishte e pritshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eksperti amerikan, Edward Joseph deklaroi në Kongresin amerikan se në Shqipëri ka rënë pluralizmi politik.

Mesazhi i fortë u dha gjatë diskutimeve në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për çështjen e Ballkanit.

Joseph citoi raportin e OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, i cili identifikoi një sërë ndërhyrjesh nga qeveria në procesin zgjedhor.

Po ashtu ai u ndal edhe në problemet që lidhen me reformën në drejtësi duke thënë se ato minojnë besimin publik dhe të drejtës për proces të rregullt ligjor. Ai sugjeroi se Washington zyrtar duhet të ngrej pyetje mbi sundimin e ligjit, arrestimet dhe ndjekjet penale të liderve të opozitës si dhe rënien e pluralizmit politik në Shqipëri.

“Më në fund e shkëputur nga rruga e vështirë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Shqipëria po bën përparime mbresëlënëse drejt anëtarësimit.

Sundimi i ligjit mbetet një kërkesë thelbësore. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet kryesore të BE-së prej kohësh kanë mbështetur përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe efikas në Shqipëri. Të dhënat sugjerojnë një stok të fryrë çështjesh të mbetura pezull, duke i lënë qytetarët të presin me vite për një vendim përfundimtar. Këto vonesa minojnë besimin publik dhe të drejtën për proces të rregullt ligjor.

Raporti i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e majit identifikoi një sërë ndërhyrjesh në procesin zgjedhor. ODIHR citoi raportime për frikësim, keqpërdorim të burimeve publike dhe presion ndaj punonjësve publikë, raste frikësimi dhe blerje votash, si dhe probleme me sekretin e votës.

Ndërsa SHBA vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Tiranën, një aleate besnike e NATO-s dhe partnere e SHBA-së, Uashingtoni duhet të ngrejë pyetje lidhur me sundimin e ligjit, integritetin dhe efikasitetin e gjyqësorit, arrestimet dhe ndjekjen penale të liderëve të opozitës, si dhe rënien e pluralizmit politik,” tha Joseph.

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi i VV-së u kundërpërgjigjet ambasadorëve për Listën Serbe
Lajme

Krasniqi i VV-së u kundërpërgjigjet ambasadorëve për Listën Serbe

03/12/2025 - 13:12
Lista Serbe fton konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ
Lajme

Lista Serbe fton konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ

03/12/2025 - 13:00
KEK-u nuk e ndal dorën duke favorizuar donatorin e VV-së, tjetër  kontratë 264 mijë euro me negocim për ‘Ex Fis’ për furnizim me mazut
Kryesore

KEK-u nuk e ndal dorën duke favorizuar donatorin e VV-së, tjetër kontratë 264 mijë euro me negocim për ‘Ex Fis’ për furnizim me mazut

03/12/2025 - 12:36
Skenari i radhës me Listën Srpska në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit  “politikë ditore e Kurtit, epilogu dihet”
Lajme

Skenari i radhës me Listën Srpska në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit “politikë ditore e Kurtit, epilogu dihet”

03/12/2025 - 12:33
Hamiti: Kurti e ka uzurpuar postin e kryeministrit dhe po sundon
Lajme

Hamiti: Kosova ia pa sherrin keq VV-së, më 28 dhjetor qytetarët duhet ta nxjerrin në opozitë

03/12/2025 - 12:20
Kërkohet shkarkimi i Sami Kurteshit dhe Alban Krasniqit nga KQZ-ja
Lajme

Kërkohet shkarkimi i Sami Kurteshit dhe Alban Krasniqit nga KQZ-ja

03/12/2025 - 11:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Raportimi ekskluziv i Veriu.info: Bedri Hamza bllokon qasjen në dokumente të ‘Medi Premium’, thotë se Prokuroria po e heton lëndën e mbindërtimit pa leje – disa zyrtarë nën hetim

    Raportimi ekskluziv i Veriu.info: Bedri Hamza bllokon qasjen në dokumente të ‘Medi Premium’, thotë se Prokuroria po e heton lëndën e mbindërtimit pa leje – disa zyrtarë nën hetim

    227 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57
  • “Shef, qaj që po shet lakna…”- Sekuencë interesante e luftimit të ‘bandave’ në veri nga Atiq në dokumentarin e huaj

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Kemi pritë 35 minuta”, djali akuzon mjekët e Spitalit të Vushtrrisë për vonesë në trajtimin e nënës që vdiq 4 ditë më vonë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Aksion i Speciales në lagjen Marigona, arrestohet kreu i një grupi kriminal

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Inspektorati i Punës mbyll Viva Fresh Store në Vushtrri, mungesë e kushteve elementare për punëtorë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë